Kryeministri Edi Rama ka shkuar këtë të premte për inspektimin e punimeve në rrugën e Lumit të Vlorë, duke paralajmëruar se kur gjithçka të ketë përfunduar, do të zbulohet një thesat natyror i pashkelur më parë. Kreu i qeverisë ka postuar një video në rrjetet sociale, nga pjesa e përfunduar e rrugës, teksa udhëton në zonën e Lumit të Vlorës.
"Rruga e re (dhe e shumëpritur prej dekadash e Lumit të Vlorës). Çfarë thesari natyror do të zbuloni në këtë zonë të pashkelur kur të përfundojë", shkruan Rama.
Projekti lidh fshatrat e kësaj zone me pjesën tjetër të vendit dhe del në zemër të bregdetit jonian.
Rruga e Lumit të Vlorës, 94 km fillon nga Bypass i Vlorës – Peshkëpi – Ura e Gjormit – Brataj –Ura e Kudhësit- Qeparo, degëzimi për në fshatin Kuç, si dhe segmenti nga Rreth-rrotullimi i Peshkëpisë – Selenicë – superstrada Levan -Tepelenë. Ky aks përshkon fshatrat Peshkëpi, Kote, Gjorm, Lepenicë, Kallarat, Brataj, Kuç, Kudhës dhe përfundon në Qeparo.
Popullsia e zonës arrin në mbi 40,000 banorë dhe përbën rreth 16% të të gjithë popullsisë së Qarkut të Vlorës. Në zonën në fjalë ka më shumë se 60 fshatra me një dendësi të madhe popullsie dhe veçanërisht moshë të re.
Përveçse siguron lidhjen e këtyre fshatrave me Vlorën dhe bregdetin duke nxitur mundësi të reja për zhvillimin e bujqësisë e agroturzimit, panorama fantastike që shoqëron përgjatë të gjithë rrugës pritet të nxisë zhvillimin e aktiviteteve sportive si trekking dhe ecje me biçikileta, të cilat eventualisht mund të sjellin transformimin e të gjithë luginës në atraksion turistik.
Komente

Te ndalohen punimet se po behen pun per te vjedhur fontet .. keta te firmes jan bandita dhe hajduta me komandant edi rama.. posht komunistet rroft balli kombit.
Përgjigju..I Madhi Rama..,Te lumte..,kjo eshte Nder Krahinat me Fisnike te Shqiperise
PërgjigjuFlm shume z.Rama, vertet lumi i vlores pa ju zor se do ta kish nje dhurat te te shume pritur e sigurisht te merituar prej shume kohe. Por sic e di ne Vlonjatet ti themi troc verejtjet, duam qe verte te lidhen gjith fshatrat e zones me rrugen, Lapardhaja 2 km rruge i ka bere me fondet e veta vullnetare por na duhet patjeter ndihma e shtetit. Flm
PërgjigjuO LAPARDHA IBëni dhe ato 3 km të ngelura me lekët e mallit që mbillni dhe keni 25 vjet që vetëm lek nxirni.