Nëna e Heidit, Lajla, në një intervistë të dhënë së fundmi foli për lojën e së bijës në BBV dhe jo vetëm.
Ajo u shpreh se Heidin e shikon fituese të këtij edicioni për shkak të karakterit të veçantë që ajo ka.
Kur ka hyrë, Heidi nuk ka hyrë kurrë me idenë për të krijuar një histori dashurie, doli nga një Big Brother tjetër në traumë, por dashuria është e bukur sepse ndodh, Heidi e re është, beqare është. Unë Heidin e mendoj fituese, pa modesti, thotë Lajla.
Më tej nëna e konkurrentes tregoi se çfarë mendimi ka së bashku me bashkëshortin e saj për historinë romantike që Heidi ka krijuar.
“Nëse Heidi do jetë në finale, mendoj se Genti do shkojë për surprizë. Nuk ka dashur që të lidhet emri i tij me Heidin si në rastin e parë. E ka pasur merakun, nuk është eksperiencë e lehtë. Genti ngaqë bëri surprizën dhe doli sikur po komandonte jetën e Heidit dhe nuk deshi të bënte të njëjtën gjë. Por realiteti nuk është ashtu, Heidi ka qenë totalisht e lirë.
Genti do të shprehet kur ta takojë Romeon. Nuk do ta them çfarë mendon, le ta thotë Genti vetë. E kuptoj nga gjestet që është e dashuruar. Duke njohur Heidin, ajo do ta ketë të vështirë ta lëri Italianë se është e lidhur me punën me shkollën, me shoqërinë. Por nëse dashuria është e aq e fortë, ia lëmë Heidit”, shtoi ajo.