Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka bërë një kallëzim penal për ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, duke kërkuar njëherazi pezullimin e tij nga detyra.
Voltana Ademi, në kallëzimin që gazetari i Report Tv Ergys Kavaja disponon, shprehet se e kallëzon penalisht Lleshaj për shpërdorim detyre. Ky vendim i saj vjen lidhur me protestën që Bashkia e Shkodrës mbajti gjatë takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama në kryeqendrën e veriut, më 20 qershor ku prezantoi kandidatin e majtë për këtë bashki, Valdrin Pjetrin. Ademi thotë se tubimi i militantëve të PD-së ishte paqësor, dhe sipas saj nuk duhej përdorur gaz lotsjellësh nga Policia.
Teksa Rama ishte në Vaun e Dejës, qyteti i Shkodrës ishte bërë gati për ta pritur me protesta. Punonjës bashkie, militantë, dhe vetë kryebashkiakja Ademi ishin në terren duke sulmuar me gurë dhe shishe punonjësit e policisë dhe duke tentuar të çanin kordonin e sigurisë. Në këtë moment efektivët u kundërpërgjigjen me gaz lotjsjellës, ndërsa kryesocialisti Edi Rama përmbylli pa incidente takimin elektoral në pedonalen "Kolë Hidromeno". Sipas Ademit, urdhrat janë nxjerrë që para datës 20 qershor, dhe për këtë i kërkon prokurorisë të hetojë.
( Kliko këtu ) kallëzimi i plotë i Ademit për Lleshajn
Lajmi në përditësim...
Komente

O Bib pse nuk e bot marshimin dret xhabijeve po drejt vendit qe kryeministri i vendit dote bonte prezantimin Valdrinit,pse ti bone anti miting?cila polici ta dha lejen per antimitingun,ti je per gjugj per dhune ndaj policise dhe anti miting pa leje te policis,ti duhet arrestuar,dhe von ka shkuar turp per prokurorine qe nuk te arrestoj o plehre.
Përgjigju"qe perbejne veper penale"... domethene kjo e di qe tani se per çFare behet fjale. Protesta me gure dhe molotove quhet paqesore; perpjekjet per perplasje me policine quhen paqesore; perjekjet per nje 2 prill te ri quhen paqesore; perpjekjet per zenien e KZAZ, djegien e shkolles quhen paqesore… Voltiiiii! Nuk do te te marrin me ne pune gjekund as per akulloreshitese, se akullores tende do t'i vije era "benzine".
PërgjigjuKjo paska shkalluar fare,eshte bere per tu lidhur,nga injorantet vetem te tilla hajgare pret.
Përgjigju