Champions League ka dhuruar gola, spektakël dhe rezultate befasuese në mbrëmjen e djeshme. PSG është rikthyer fuqishëm duke mposhtur në Paris Liverpulin 2-1 për t’u ngjitur në vendin e dytë me 8 pikë, një pas Napolit që kryeson grupin pas fitores 3-1 me Crvena Zvezda-n.
Aktualisht me këtë renditje të grupit Liverpuli, finalist i edicionit të kaluar ndodhet në Europa League, por për të thënë fjalën përfundimtare pritet ndeshja e fundit ku anglezët kanë shpresë, pasi ndodhen 3 pikë pas Napolit dhe dy pas PSG-së.
Në grupin B, Barcelona nuk ka lënë vend për surpriza duke fituar me PSV 1-2 në transfertë, ndërsa Totenhemi fitoi përballë Interit duke i marrë vendin e dytë në grup. Christian Eriksen 10 minuta para fundit shënoi golin e fitores për anglezët që ngjiten në kuotën e 7 pikëve, aq sa edhe italianët, por në vendin e dytë, ndërsa ndeshja e fundit në grup do të jetë vendimtare. Në grupin D, Porto dhe Shalke kanë prerë biletat për të kaluar grupin.
Komente
