Champions League

Sport

Champions League 2025-26 merr formë/ 29 ekipe të kualifikuara, mbeten edhe 7 vende bosh

27 Maj, 16:01| Përditesimi: 27 Maj, 16:02

  • Share

Me përfundimin e kampionateve kryesore europiane, panorama e Champions League për sezonin 2025-26 po bëhet gjithnjë e më e qartë. Deri më tani, janë 29 skuadra që kanë siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të turneut më prestigjioz europian për klube, ndërsa 7 biletat e fundit do të ndahen përmes fazave kualifikuese që përfundojnë në gusht me ndeshjet play-off.

Champions League e re do të zhvillohet sipas formatit të zgjeruar me 36 skuadra, ku çdo ekip do të luajë 8 ndeshje në fazën e kampionatit para se të nisë eliminimi direkt. Finalja do të luhet më 30 maj 2026 në “Puskas Arena” të Budapestit.

Ekipet e kualifikuara deri tani:

Anglia (6 ekipe - për herë të parë në histori):

Manchester City

Liverpool

Arsenal

Tottenham

Chelsea

Newcastle

Spanja (5 ekipe):

Real Madrid

Barcelona

Atletico Madrid

Athletic Club Bilbao

Villarreal

Italia (4 ekipe):

Napoli

Inter

Atalanta

Juventus

Gjermania (4 ekipe):

Bayern Munich

Bayer Leverkusen

Borussia Dortmund

Eintracht Frankfurt

Franca (3 ekipe):

Paris Saint Germain

Marseille

Monaco

Të tjera të kualifikuara:

Ajax, PSV Eindhoven (Holandë)

Sporting Lisbone (Portugali)

Galatasaray (Turqi)

Union Saint-Gilloise (Belgjikë)

Slavia Prague (Çeki)

Olympiakos (Greqi)

Lista do të plotësohet me fituesit e fazave eliminatore që zhvillohen në verë. Për sezonin e ardhshëm parashikohet një nivel konkurrence më i lartë se kurrë, me prani të gjerë nga ligat më të forta të Europës dhe rikthime të bujshme në skenën e madhe si ajo e Chelsea dhe Newcastle.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?