Sport

Champions League/ PAOK tremb Ajax-in! Fitojnë Qarabag e Club Brugge

7 Gusht 2019, 09:43| Përditesimi: 7 Gusht 2019, 10:02

  • Share

Ajaxi “dridhet” në Selanik. Kampionët e Holandës dhe gjysmëfinalistët e edicionit të kaluar të Champions barazojnë 2-2 ndaj PAOK-ut vendas në ndeshjen e parë të turit të tretë eliminator të Champions. Hakim Ziyech kaloi harkëtarët në avantazh por më pas kampionët e Greqisë PAOK jo vetëm që barazuan rezultatin me sulmuesin Akpom, por edhe morën avantazhin me golin e Leo Matos dhe e mbyllën në epërsi pjesën e parë. Ajax-in e shpëton veterani Huntelaar që barazon kur kishte kaluar një orë lojë. Dueli është i hapur dhe ekipi që do kalojë në fazën play-off do vendoset pas një jave në Amsterdam.

Qarabag që eliminoi Partizanin e Tiranës  vijon të surprizojë. Ekipi nga Azerbajxhani ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në Nicosia 2-1 ndaj Apoel-it vendas që e afron shumë me fazën tjetër.

Një gol me penallti i shënuar nga Hans Vanaken i ka dhënë fitoren në ndeshjen e parë Klub Bryzhit ndaj ukrainasve të Dinamos së Kievit.

Në barazim në shifrat 1-1 u mbyllën dy ndeshjet e tjera të mbrëmjes së djeshme Dinamo Zagreb-Ferencvarosh dhe Crvena Zvezda- Kopenhagen. Sonte luhen edhe pesë ndeshjet e tjera të turit të tretë ku spikasin Krasnodar-Porto e Istanbul Basaksehir-Olympiacos./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?