Champions League zhvilloi të mërkurën e 12 marsit katër ndeshjet e kthimit për 1/8 e Champions League, teksa pas këtyre përballjeve u mësuan edhe çiftet në fazën çerekfinale. Spikat dueli Bayern Munich - Inter dhe Arsenal - Real Madrid. Çerekfinalet e para luhen më 8 prill, ndërsa të kthimit më 15 prill.
Në ndeshjet e kthimit të 1/8 sukses pati për Dortmund, Arsenal dhe Aston Villa, teksa Atletico Madrid mposhti 1-0 Real Madridin në kohën e rregullt dhe pas rezultatit të përgjithshëm 2-2 ndeshja shkoi në shtesë, aty ku 'Galaktikët' fituan 2-4 me penallti.
Në ‘Metropolitano’, derbi mes Atletico Madrid dhe Real Madrid u mbyll 1-0 në kohën e rregullt. Real kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë, ndërsa vlen të përmendet se në minutën e 70-të Vinicius gaboi nga 11 metra duke i hequr mundësinë ekipit të tij të siguronte kalimin në kohën e rregullt. Megjithë 30 minutat e shtesës nuk u shënua asnjë gol dhe Real Madrid fitoi 2-4 nga penalltitë. Alvarez dhe Llorente gabuan për Atleticon, ndërsa Mbappe, Bellingham, Valverde dhe Rudiger ishin më të saktë për Real Madridin.
Borussia Dortmund triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj Lille në Francë. Pas ndeshjes së parë, të mbyllur në barazim 1-1 në Gjermani, Dortmund ia doli të sigurojë kualifikimin në transfertë. Lille e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh me Jonathan David në minutën e 5-të. Megjithatë gjermanët përmbysën gjithçka falë golave nga Emre Can me penallti në minutën e 54-t dhe Beier në minutën e 65-të. Në çerekfinale Dortmund do të përballet me skuadrën e Barcelonës.
Në Birmingham, Aston Villa triumfoi 3-0 kundër Club Brugge dhe me rezultatin e përgjithshëm 6-1 kalon në çerekfinale, aty ku gjen PSG-në. Ndërkohë, Arsenal barazoi 2-2 kundër PSV-së në Londër, por ‘Topçinjtë’ kishin fituar 1-7 në ndeshjen e parë.
Champions League, përballjet çerekfinale:
Arsenal - Real Madrid
PSG - Aston Villa
Barcelona - Dortmund
Bayern Munich - Inter
Shënim: Çerekfinalet e para luhen më 8 prill, ndërsa të kthimit më 15 prill.
Champions League, faza e 1/8 - Ndeshjet e kthimit:
E martë, 11 mars 2025
18:45 Barcelona 3-1 Benfica (1-0)
21:00
Bayer Leverkusen 0-2 Bayern Munich (0-3)
Inter 2-1 Feyenoord (2-0)
Liverpool 0-1 PSG (1-0) / 1-4 pas penalltive
E mërkurë, 12 mars 2025
18:45 Lille 1-2 Dortmund (1-1)
21:00
Arsenal 2-2 PSV (7-1)
Aston Villa 3-0 Club Brugge (3-1)
Atletico Madrid 1-0 Real Madrid (1-2) / Real Madrid fitoi 2-4 me penallti
*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para
Komente
