Champions League vijoi këtë të mërkurë me gjashtë ndeshjet e radhës për turin e parë në fazën e ligës. Emra si Bayern Munich, Liverpool, Inter apo PSG siguruan tri pikë, ndërsa Chelsea, Atletico Madrid dhe Ajax dështuan në përmbushjen e objektivave.
Në Munich, Bayern u imponua dhe fitoi 3-1 kundër Chelseas kampione bote në fuqi. Gjermanët kaluan në epërsi pas 20 minutave lojë me autogolin e Chalobah, para se Kane në të 27 minutë të tregohej i saktë nga 11 metërshi dhe t’i dërgonte shifrat në 2-0. Vetëm dy minuta më vonë Cole Palmer shkurtoi për anglezët, me duelin që u bë interesant në pjesën e dytë. Sërish Kane në minutën e 63 shënoi golin e qetësisë për Bayern, ndërsa miqve iu anulua një gol për pozicion të parregullt të Palmer një minutë nga fërshëllima finale.
Dramatik dueli në ‘Anfield’, me Liverpoolin që fitoi 3-2 kundër Atletico Madrid në limite. Robertson dhe Salah shënuan dy gola për të kuqtë brenda gjashtë minutave të para, ndërsa spanjollët barazuan me dopietën e Llorente në minutat 45+3 dhe 81. Fundi i sfidës ishte dramatik, me Liverpoolin që shënoi golin e fitores në minutën e dytë shtesë me van Dijk. Më pas trajneri Simeone i Atleticos u ndëshkua me karton të kuq.
Në Amsterdam, Interi fitoi 0-2 kundër Ajaxit me dopietën e Thuram në minutat 42 dhe 47. Në ‘Parkun e Princave’, PSG mposhti 4-0 Atalantën me golat e Marquinhos, Kvaratskhelia, Mendes dhe Ramos.
Në Athinë, Olympiacos barazoi 0-0 kundër debutuesve të Pafos, ndërsa Slavia e Pragës dhe Bodo/Glimt barazuan 2-2. Të enjte luhen gjashtë ndeshjet e mbetura për raundin e parë në fazën e ligës të Champions League.
Champions League, faza e ligës - Ndeshjet e para:
E martë, 16 shtator 2025
18:45
Athletic Bilbao 0-2 Arsenal
PSV 1-3 Royale Union SG
21:00
Benfica 2-3 Qarabag
Juventus 4-4 Dortmund
Real Madrid 2-1 Marseille
Tottenham 1-0 Villarreal
E mërkurë, 17 shtator 2025
18:45
Olympiacos 0-0 Pafos FC
SK Slavia Praga 2-2 Bodo/Glimt
21:00
Ajax 0-2 Inter
Bayern Munich 3-1 Chelsea
Liverpool 3-2 Atletico Madrid
PSG 4-0 Atalanta
E enjte, 18 shtator 2025
18:45
Club Brugge - Monaco
Copenhagen - Bayer Leverkusen
21:00
Eintracht Frankfurt - Galatasaray
Manchester City - Napoli
Neëcastle - Barcelona
Sporting Lisbone - Kairat Almaty
Komente
