Sport

Champions League/ Bayern tenton përmbysjen, kundër Paris SG me shumë mungesa! Flick: Do bëjmë gjithçka për kualifikimin

13 Prill 2021, 10:09| Përditesimi: 13 Prill 2021, 16:22

  • Share

Sonte do të priten dy biletat e para gjysmëfinaliste të Champions League pasi në Parc des Prince luhet çerekfinalja e kthimit mes Paris SG dhe Bayern Mynchen, ndërsa në Sevilja të Spanjës Chelsea pret Porton.

Padiskutim që interesin më të madh e përbën përballja në Francës, me kampionët në fuqi Bayern Mynchen, që do tentojnë përmbysjen kundër Paris SG. Ndeshja e parë në Gjermani u mbyll me shifrat 2-3 në favor të parisienëve dhe në këtë 90 minutësh Bayern-it i duhet të paktën dy gola për kualifikimin.

Ashtu si në ndeshjen e një jave më parë gjermanët do jenë pa yllin Robert Leëandoëski, ndërsa të sigurta janë mungesat e Gnabry-t, Tolisso-s, por edhe e Douglas Costa-s. Sakaq në pikëpyetje për shkak dëmtimi Bayern ka Coman, Hernandez, Sule, Boateng dhe Goretzka-n.

Në prag të ndeshjes trajneri i Bayern Hansi Flick ka deklaruar se ‘ndonjëherë është më mirë kur ke pak zgjedhje, pasi është e vështirë t’i rrshtosh në fushë’. Më tej ai ka shtuar se ‘do bëjnë gjithçka është e mundur për të shkruar në gjysmëfinale’.

Nga ana tjetër Paris SG është shumë afër hakmarrjes për finalen e sezonit të kaluar, ndërsa ndryshe nga ndeshja e parë do kenë mungesat e kapitenit Marquinho-s dhe Bernat, ndërsa Icardi dhe Karzuëa janë në pikëpyetje.

Përsa i përket çerekfinales tjetër Chelsea është me një hap në katërshe, si pasojë e fitores 0-2 në ndeshjen e parë. Për Porto-n duket një malore e pamundur për t’u ngjitur, në një kohë kur Chelsea po kalon një moment tejet pozitiv dhe s’ka asnjë mungesë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?