Trajneri i Kukësit, Armando Cungu

Champions League, Cungu: Kishim presion, kundërshtari na dominoi, por Kukësi ishte favorit

17 Korrik 2018, 22:14| Përditesimi: 17 Korrik 2018, 22:17

  • Share

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu është shprehur i lumtur pas suksesit që arriti duke kaluar turin në Champions League. Ai thotë se Valletta ishte ekip shumë i mirë dhe kualifikimi ishte i vështirë.

Rikthimi në Kukës normalisht ka emocionet e veta, për vetë historinë që kemi kaluar këtu. Kukësi ka qenë një simpati e veçantë për mua pas Vllaznisë. Natyrshëm që Kukësi ma ka dhënë këtë fat. Ndeshja e sotme ishte shumë e vështirë, pasi kërkohej nga nge nga opinioni sportiv kalimi i këtij turi edhe pse ndoshta nuk ishte shumë e favorshme për ne nga ndeshja e parë. Për mendimin tim mund të kemi pasur dhe ngërç psikologjik, apo presion për faktin se Kukësi ishte favorit dhe nuk e mendonte eliminimin. Për mua nuk ishte ashtu, pasi Valletta ishte ekip shumë i mirë. Ndeshjen e parë e kam parë me shuam vëmendje dhe sot na kanë dominuar. 

Armando Cungu

Verilindorët kanë barazuar 1-1 në Maltë ndaj Valletta-s dhe kalojnë turin e parë eliminator të Champions League. Ndeshja e parë në Shkodër kishte përfunduar në barazim pa gola.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?