Nga ndeshja Slavia Praga- Borussia Dortmund

Sport

Champions League/ Dortmund fiton në Pragë, Napoli lë pikë ndaj Genk-ut

2 Tetor 2019, 20:47| Përditesimi: 2 Tetor 2019, 20:49

  • Share

Luhen ndeshjet e dyta në grupet e Champions League, dhe në dy përballjet e orës 18:55 u prodhuan vetëm dy gola. Në Pragë, Slavia e cila dy javë më parë surprizoi Interin në San Siro është mposhtur nga Dortmund. Gjermanëve i mjafuan dy gola të marokenit Achraf Hakimi, i cili në pjesën e parë sorrollati në zonë katër mbrojtësit dhe portierin e çekëve për ta çuar topin drejt rrjetës ndërsa në të dytën pas një kundërsulmi gjeti sërish rrjetën. Verdhezinjtë shkojnë në kuotën e katër pikëve në grupin F, dhe pse në dy ndeshje kanë shënuar vetëm 1 gol por nuk kanë pësuar asnjë. 

 

Në ndeshjen tjetër, Napoli ka hedhur një hap  të gabuar në Belgjikë, ku ka barazuar 0-0 ndaj Genk. Ekipi i Carlo Ancelottit vinte pas një fitore të madhe përballë Liverpool, por duket se janë velur nga fitorja në San Paolo përballë kampionëve të Europës në fuqi. Gjithsesi ata në grupin E, mbeten në kuota të qëndrueshme në 4 pikë duke i dhuruar pikën e parë në Champions League Genkut. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?