'Arena Egnatia', Rrogozhinë

Sport

Champions League/ Egnatia zbret nesër në fushë me stadiumin plot, historike për qytetin e Rrogozhinës

7 Korrik, 09:01| Përditesimi: 7 Korrik, 10:57

  • Share

Rrogozhinë - Në "Arena Egnatia", e marta e 8 korrikut pritet me interes të lartë. Edhe pse temperaturat këto ditë kapin shifra të larta, asgjë nuk do t'i pengojë tifozët e kampionëve të Shqipërisë që të mbushin stadiumin e qytetit në përballjen e Egnatias kundër islandezëve të Breidablik.

Ora 21:00 do gjejë gjithë qytetin në shkallët e stadiumit të rinovuar, kjo pasi ekipi i Edlir Tetovës luan ndeshjen e parë në turin e parë kualifikues të Champions League. Goglat vendosën që ndeshja e parë për rrogozhinasit të ishte në shtëpi dhe për këtë mbështetja e publikur do jetë një "armë" më shumë në betejën madhore për një vend në grupet e një prej turneve evropianë.

Në letër Egnatia është më e favorizuar, por miqtë kanë një avantazh pasi në Islandë janë luajtur 14 javë kampionat dhe të qenit në aktivitet duket një plus më shumë. Megjithatë, Tetova dhe të tijtë kërkojnë një fitore në shtëpi, për të udhëtuar më pas në ishullin e largët me avantazhin 'në xhep'.

Pritet që "Arena Egnatia" të jetë me 4 mijë tifozë, aq sa impianti 'simpatik' mund të mbajë. Kjo do jetë hera e parë që Egnatia luan një ndeshje të një turneu madhor në shtëpi, me Rrogozhinën që nga një ëndërr, tanimë bën realitet të dëgjojë himnin e Champions League. Këtë duel e gjykon boshnjaku Antoni Bandić. 

Lista e futbollistëve të Egnatias të gatshëm për këtë duel:

Portierët: Klajdi Kuka, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Amer Duka, Zamig Aliyev, Anio Potsi, Edison Ndreca, Arbenit Xhemajli, Elion Sota, Abdurraman Fangaj

Mesfushorë: Albano Aleksi, Fernando Medeiros, Daniel Dingzang Uotlai, Regi Lushkja, Serxho Ujka, Flamur Ruçi

Sulmues: Soumaila Bakayoko, Leonardo Rezende Flores De Melo, Kastriot Selmani, Mohammed Yahaya, Ildi Gruda, Saliou Guindo

Trajner: Edlir Tetova

Ora 10:55
Ndryshime nga merkato, 21 futbollistët e Egnatias për në Champions League

UEFA ka zyrtarizuar listën me 21 futbollistë që Egnatia ka dorëzuar për ndeshjen e të martës kundër Breidablik (Rrogozhinë, 21:00). Bien në sy se pjesë e saj janë edhe afrimet e fundit të Grudës, Selmanit apo edhe Ruçit. Në mbrojtje bie në sy mungesa e kapitenit Renato Malota.

Lista e futbollistëve të Egnatias të gatshëm për këtë duel:

Portierët: Klajdi Kuka, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Amer Duka, Zamig Aliyev, Anio Potsi, Edison Ndreca, Arbenit Xhemajli, Elion Sota, Abdurraman Fangaj

Mesfushorë: Albano Aleksi, Fernando Medeiros, Daniel Dingzang Uotlai, Regi Lushkja, Serxho Ujka, Flamur Ruçi

Sulmues: Soumaila Bakayoko, Leonardo Rezende Flores De Melo, Kastriot Selmani, Mohammed Yahaya, Ildi Gruda, Saliou Guindo

Trajner: Edlir Tetova

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?