Festa e Arsenalit në Madrid

Sport

Champions League/ Eliminohen Real Madrid e Bayern, më tej Arsenali dhe Interi! Mësohen çiftet gjysmëfinaliste

16 Prill, 23:12| Përditesimi: 17 Prill, 06:57

  • Share

Champions League zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës dy sfidat e kthimit çerekfinale, teksa të eliminuar nga ky kompeticion janë Real Madridi dhe Bayern Munich. Më tej Interi dhe Arsenali. Në gjysmëfinale do kemi përballjet PSG - Arsenal dhe Barcelona - Inter.

Në Madrid, Arsenali ‘shkurorëzoi’ Realin dhe e mposhti 1-2 në ‘Bernabeu’. Skuadra e Mikel Artetës kishte fituar 3-0 në sfidën e parë dhe me rezultatin e përgjithshëm 1-5 kalon më tej dhe gjen PSG-në në gjysmëfinale. Saka kaloi miqtë në avantazh, para se Vinicius të barazonte përkohësisht. Në fund ishte Martinelli që vulosi suksesin e dytë për ‘Topçinjtë’.

Në Milano ishte Interi që mori një biletë për më tej duke eliminuar Bayern Munich. 2-2 u mbyll ndeshja, teksa zikaltërit kishin fituar 1-2 në Gjermani. Kane shënoi për miqtë, teksa Martinez dhe Pavard përmbysën ndeshjen, para se Dier të barazonte 2-2. Me rezultatin e përgjithshëm 4-3 Inter kalon më tej dhe gjen përballë Barcelonën.

Champions League, faza çerekfinale - Ndeshjet e kthimit:

E martë, 15 prill 2025 - 21:00

Aston Villa 3-2 PSG (1-3)

Dortmund 3-1 Barcelona (0-4)

E mërkurë, 16 prill 2025 - 21:00

Inter 2-2 Bayern Munich (2-1)

Real Madrid 1-2 Arsenal (0-3)

*Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para

S.Dh/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?