Champions League zhvilloi mbrëmjen e kësaj të marte dy ndeshjet e para të kthimit në fazën e 1/8. Bayern Munich dhe PSG sigurojnë dy biletat e para të çerekfinaleve. Gjermanët mposhtën 3-0 Lazion, teksa PSG fitoi 1-2 në Spanjë me Real Sociedad.
Në "Allianz Arena" Bayern Munich dominoi 3-0 Lazion, duke përmbysur humbjen 1-0 të ndeshjes së parë. Heroi i bavarezëve ishte Harry Kane me dopietë si edhe Muller. Anglezi shënoi në minutën e 38-të, para se Muller të gjente golin e dytë. Sërish Kane në pjesën e dytë tundi rrjetën, duke gjetur golin numër 33 në po kaq ndeshje me Bayern Munich këtë sezon.
Në 'San Sebastian', vendasit e Real Sociedad humbën 1-2 me PSG-në. Francezët kalojnë më tej me rezultatin e përgjithshëm 1-4 edhe falë formës së mirë të Mbappe. Sulmuesi shënoi dopietë në minutat 15-të dhe 56-të. Në 34 ndeshjet e këtij sezoni, Mbappe ka shënuar 34 gola. Merino shkurtoi te vendasit në të 89'.
Kështu, Bayer Munich dhe PSG janë skuadrat e para që kalojnë në çerekfinale. Të mërkurë në 21:00 luhen Manchester City - Copenhagen dhe Real Madrid - RB Leipzig.
Champions League, faza 1/8:
E martë, 5 mars 2024
Bayern Munich 3-0 Lazio (0-1)
Real Sociedad 1-2 PSG (0-2)
E mërkurë, 21:00
Manchester City - Copengahen (3-1)
Real Madrid - RB Leipzig (1-0)
*Rezultatet e ndeshjeve të para