NYON - Në Zvicër është hedhur shorti i raundit të parë të Champions League, me Egnatian, Ballkanin, Strugën dhe Deçiç që kanë mësuar rivalët. Të katër skuadrat kampione shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi kanë "peshkuar" rivalë të kalueshëm.
Egnatia do të përballet në raundin e parë me FK Borak Banja Luka nga Bosnja Hercegovina. Takimi i parë do të luhet në Bosnjë ndërsa i dyti në Shqipëri.
Ballkani do të përballet me UE Santa Koloma nga Andorra. Ndeshja e parë do të luhet në Kosovë ndërsa e dyta në Andorrë.
Kujtojmë se ndeshjet e para të turit të parë të Chaampions do të luhen më 9 dhe 10 korrik, ndërsa sfidat e kthimit do të zhvillohen pas 1 jave. Saktësisht me 16 dhe 17 korrik 2024.
Çiftet te turit të parë:
ŠK Slovan Bratislava (SVK) – Struga
The Neë Saints FC (ËAL)– Deçiç
FK Borac Banja Luka (BIH)– Egnatia
Hamrun Spartans FC (MLT) – Lincoln Red Imps FC (GIB)
Ballkani – UE Santa Coloma (AND)