Juventus do të ketë sonte një impenjim të rëndësishëm në Champions League edhe pse përballë ka skuadrën më të lehtë në letër që mund të peshkonte në këtë raund. ‘Zonja e vjetër’ luan aktin e parë të 1/8 në transfertë kundër Porto-s, që në kampionat i është dorëzuar Sportingut.
Skuadra e drejtuar nga Pirlo dhe që synon ti shkojë deri në fund këtij kompeticioni sonte ka të padisponueshëm Kuadradon, Bonucci-n dhe Artur, ndërsa Kulusevski ka fituar balotazhin me Morata-n në sulm.
Pirlo ka bëtrë thirrje për kujdes, pasi Porto është një skuadër agresive, e cila në rastin e parë që i jepet mundësia të bën keq.
Ndërkohë sfida tjetër e mbrëmjes së sotme mes Sevillia-s dhe Dortmund luhet mes të barabartëve. Skuadra spanjolle është brenda objektivit në La Liga, ndërsa Dortmund ka zhgënjyer shumë në Bundesligë, pasi renditet e 6 aktualisht.
Sevillia shihet si më favorite, ndërsa të dy skuadrat kanë nga katër mungesa. Spanjollëve të Lopetegui-t i mungojnë Ocampos, Acuna, Navas dhe Rodriguez, ndërsa gjermanëve Vitsel, Burki, Zakadou dhe Piszceck.