Sport

Champions League/ Kualifikohen në grupe Benfica, Young Boys dhe Malmo! Sonte në lojë 3 biletat e fundit

25 Gusht 2021, 11:04| Përditesimi: 25 Gusht 2021, 13:36

  • Share

Brazimi 0-0 në transfertën e Holandës i ka mundësuar Benfica-s kualifikimin në grupet e Champions League për sezonin e ri në dëm të PSV-së. Skuadra portugeze edhe pse mbeti me një lojtar më pak që në minutën e 32 për shkak të Lucas arriti të ruante portën e paprekur deri në fund të ndeshjes. Sfida e parë në Portugali ishte mbyllur me shifrat 2-1 dhe për rrjedhojë kjo ishte një lloj hakmarrje ndaj PSV, që në vitin 1988 fitoi finalen e Champions League kundër Benfica-s.

Një biletë për në 32 skuadrat më të mira të kontintetit ka prerë edhe Young Boys, që elimoi me rezultatin e përgjithshëm 6-4 Ferencvaroshin e Myrto Uzunit. Ashtu si në Zvicër edhe në Hungari Young Boys fitoi me rezultatin 3-2. Vlen për t’u theksuar se në minutën e 64 Ferencvaros mbeti me një lojtar më pak kur rezultati ishte 2-2, ndërsa Young Boys humbi edhe një penallti.

Skuadra e tretë që mbrëmjen e së martës siguroi kualifikimin ishte Malmo, që pavarësisht humbjes 2-1 në Bullgari në favor të Ludogorets kaloi më tej falë rezultatit të përgjithshëm 3-2. Një javë më parë suedezët e Malmos kishin fituar pastër 2-0 në shtëpi.

Pavarësisht eliminimit PSV, Ferencvaros dhe Ludogorets do të qëndrojnë në kupat e Europës, pasi kualifikohen direkt në grupet e Europa League.

Ndërkohë sonte do të priten tre biletat e fundit për fazën e grupeve të Champions League, pasi në orën 21:00 Shkhtari që në ndeshjen e parë mposhti 0-1 Monaco-n sonte pret në Ukrainë francezët. Sakaq Brondby pas humbjes 2-1 në Austri pret në Danimarkë me mission përmbysjen Salzburgun. Shumë e vështirë do jetë për Dinamo Zagreb që sonte në Kroaci duhet të bëjë mrekullinë për të përmbysur humbjen 3-0 që pësoi një javë më parë në Moldavi kundër Sherif Tiraspol.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?