Champions League zhvilloi këtë të martë nëntë nga ndeshjet e raundit të dytë me formatin e ri. Në sy ra humbja e Milanit në Gjermani kundër Leverkusen, me kuqezinjtë që komplikojnë pozitat për shkak se kanë dy humbje. Tri pikë për Arsenalin, Barcelonën, Dortmundin, Interin dhe Manchester Cityn.
Në ‘Emirates’, Arsenali mposhti 2-0 PSG-në. Havertz dhe Saka shënuan në pjesën e parë, ndërsa francezët nuk patën shanse për përmbysjen. Në stol për ‘Topçinjtë’ qëndroi Maldin Kaçurri.
Barcelona shijoi suksesin e parë këtë sezon të CHL duke mundur 5-0 Young Boys. Lewandowski (2x), Raphinha, Martinez dhe autogoli i Camara i dhanë tri pikë djemve të Hansi Flick.
Në ‘BayArena’, Bayer Leverkusen fitoi 1-0 kundër Milanit. Boniface në minutën e 51 vendosi përballjen, duke futur Milanin në një pozitë të pafavorshme pasi kanë dy humbje në kaq ndeshje.
Dortmund u tregua ‘pa mëshirë’ kundër Celtic duke fituar 7-1. Can, Adeyemi me tripletë, Guirassy me dopietë dhe Nmecha vulosën gjithçka. Golin e barazimit të përkohshëm 1-1 për Celtic e shënoi Maeda.
Në ‘Meazza’ Interi fitoi 4-0 kundër serbëve të Crvena zvedas. Calhanoglu, Arnautovic, Lautaro dhe Taremi shënuan për italianët.
Në Bratislavë vendasit e Slovan ishin të pafuqishëm dhe humbën 0-4 kundër Manchester Cityt. Gundogan, Foden, Haaland dhe McAtee shënuan për miqtë.
Tri pikë edhe për Brest që ka gjashtë pikë, ndërsa Sparta Praga e shqiptarëve barazoi 1-1 kundër Stuttgart. Edhe në Eindhoven 1-1 mes PSV dhe Sporting. Nesër luhen nëntë ndeshjet e radhës.
Champions League, raundi 2:
18:45
Salzburg 0-4 Brest
Stuttgart 1-1 Sparta Praga
21:00
Arsenal 2-0 PSG
Barcelona 5-0 Young Boys
Bayer Leverkusen 1-0 Milan
Dortmund 7-1 Celtic
Inter 4-0 Crvena zvezda
PSV 1-1 Sporting Lisbone
Slovan Bratislava 0-4 Manchester City
Renditja: