Champions League ka zhvilluar këtë të martë (11 shkurt) katër ndeshjet e para të vajtjes në fazën play-off. Fitoren e parë e kanë siguruar Real Madrid, Juventus, Dortmund dhe PSG.
Në ‘Etihad’ vendasit e Manchester Cityt u përmbysën 2-3 nga Real Madridi në një fund që ishte emocionues dhe dramatik. Haaland zhbllokoi shifrat në pjesën e parë, para se Mbappe të barazonte në minutën e 60-të. Sërish Haaland kaloi në epërsi Cityn në minutën e 80-të me penallti, por fundi do ishte dramatik për djemtë e Pep Guardiolës. Diaz në minutën e 86-të dhe Bellingham në shtesën e dytë i dhanë suksesin e parë djemve të Ancelottit.
Në Torino, Juventusi vendas fitoi 2-1 kundër PSV-së. McKennie kaloi bardhezinjtë në epërsi pas 34 minutave lojë, ndërsa Perisic barazoi në pjesën e dytë. Duhej Mbangula tetë minuta nga fundi për të shënuar golin e suksesit te Juventusi.
Një hap të sigurt për kalimin në 16 ekipet më të mira e kanë hedhur edhe PSG dhe Dortmund, duke fituar 0-3 në udhëtim.
Të mërkurën luhen katër ndeshjet e mbetura play-off, ndërsa sfidat e kthimit zhvillohen mesjavën që vjen.
Champions League, faza play-off – Ndeshjet e para:
E martë, 11 shkurt 2025
18:45 Brest 0-3 PSG
21:00
Juventus 2-1 PSV
Manchester City 2–3 Real Madrid
Sporting Lisbone 0-3 Dortmund
E mërkurë, 12 shkurt 2025
18:45 Club Brugge - Atalanta
21:00
Celtic - Bayern Munich
Feyenoord - Milan
Monaco - Benfica
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)