Champions League ka mbyllur këtë të mërkurë ndeshjet në grup, me 18 duele që për herë të parë në histori u zhvilluan në një orar dhe në një ditë.
Edhe pse u mposhtën 3-2 në Holandë nga PSV, Liverpooli e mbyll grupin në krye me 21 pikë, dy më shumë se Barcelona, Arsenal apo edhe Inter. Ndërkohë në tetë skuadrat më të mira që kalojnë direkt në 1/8 janë edhe Atletico Madrid, Leverkusen, Lille dhe Aston Villa.
Ndërkohë zhgënjim për Milanin dhe Juventusin, me dy skuadrat që humbën dhe nuk janë mes tetë më të mirave, por kapin zonën play-off. Në ndeshjen shtesë për zonën e 1/8 shkojnë edhe Atalanta, Dortmund, Bayern Munich, Real Madrid, PSV, PSG, Benfica, Monaco, Brest, Feyenoord, Celtic, Manchester City, Sporting dhe Club Brugge.
Skuadrat e eliminuara janë: Dinamo Zagreb, Stuttgart, Shakhtar Donetsk, Bologna, Crvena zvezda, Sturm Graz, Sparta Praga, Leipzig, Girona, RB Leipzig, Slovan Bratislava dhe Young Boys.
Champions League, raundi 8-të
E mërkurë, 29 janar 2025 - 21:00
Aston Villa 4-2 Celtic
Barcelona 2-2 Atalanta
Bayer Leverkusen 2-0 Sparta Prague
Bayern Munich 3-1 Slovan Bratislava
Brest 0-3 Real Madrid
Dinamo Zagreb 2-1 Milan
Dortmund 3-1 Shakhtar Donetsk
Girona 1-2 Arsenal
Inter 3-0 Monaco
Juventus 0-2 Benfica
Lille 6-1 Feyenoord
Manchester City 3-1 Club Brugge
PSV 3-2 Liverpool
Salzburg 1-4 Atletico Madrid
Sporting Lisbone 1-1 Bologna
Sturm Graz 1-0 RB Leipzig
Stuttgart 1-4 PSG
Young Boys 0-1 Crvena zvezda
Renditja finale: