Champions League zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës ndeshjet e mbetura për raundin e shtatë, ose thënë ndryshe të parafundit në grup. Pas këtyre rezultateve u mësuan më qartë edhe emrat e skuadrave që e kanë një vend të sigurt në fazën e 1/8, në play-off apo ato të eliminuara.
Padyshim befasia më e madhe ishte humbja 4-2 e Manchester City në Paris kundër PSG-së, me "Qytetarët" që edhe mund të eliminohen. Gjithsesi deçizive do jenë ndeshjet e fundit të grupit, javën që vjen.
18 skuadrat që e kanë një vend të sigurt në play-off:
Milan, Feyenoord, Borussia Dortmund, Bayern Munich, Real Madrid, Juventus dhe Celtic i janë bashkuar dje Liverpoolit, Barcelonës, Atletico Madridit, Atalantës, Arsenalit, Bayer Leverkusenit, Interit, Aston Villas, Brestit, Monacos dhe Lille që ishin kualifikuar më parë.
Ndërkohë, Liverpooli dhe Barcelona kanë siguruar matematikisht vendin në 1/8, ndërsa për të tjerat do të vendoset vetëm në ndeshjet e fundit. Manchester City duhet të fitojë kundër Club Brugge që të sigurojë praninë në play-off.
Skuadrat e eliminuara:
Sparta e Pragës, Girona dhe RB Salzburg i janë bashkuar Bolognas, Crvena zvezdas, Sturm Grazit, RB Leipzigit, Slovan Bratislavës dhe Young Boysi si skuadrat të cilat janë matematikisht janë eliminuar nga gara.
Renditja: