Festa e Haaland te Man. City dhe e Rashford te Barcelona

Sport

Champions League/ Mbyllet raundi i parë në fazën e ligës, City fiton 2-0 kundër Napolit! Barcelona bën detyrën në Angli, goleada nga Eintracht dhe Sporting

18 Shtator, 23:04| Përditesimi: 18 Shtator, 23:10

  • Share

Këtë të enjte u zhvilluan gjashtë ndeshjet e mbetura për raundin e parë të fazës së ligës në Champions League. Mbrëmja e sotme ishte plot me gola dhe spektakël, ndërsa tri pikë siguruan Manchester City, Barcelona, Sporting, Club Brugge apo edhe Eintracht Frankfurti.

Ndeshja më e rëndësishme u zhvillua në ‘Etihad’, me vendasit e Manchester Cityt që mposhtën 2-0 ekipin e Napolit. Kampionët e Italisë mbetën me dhjetë futbollistë pas 21 minutave, pas daljes me karton të kuq të kapitenit Di Lorenzo, teksa Haaland në minutën e 56-të dhe Doku në të 65 ishin autorët e golave. Rekord nga Haaland, që në 49 ndeshje në Champions League ia ka dalë të shënojë 50 gola.

Në ‘St. James Park’, Barcelona siguroi tri pikë të vështira kundër vendasve të Newcastle duke fituar 1-2. Katalanasit iu falën dopietës së Marcus Rashford në minutat 58-të dhe 67-të për të marrë tri pikë të rëndësishme. Në minutën e 90-të Gordon shkurtoi për anglezët, duke bërë që shtatë minutat shtesë të ishin për ata me ‘zemër të fortë’. Në fund suksesi foli për djemtë e Hansi Flick.

Në Lisbonë, Sporting mposhti 4-1 debutuesit e Kairat Almaty me golat e Trincao (2x), Alisson Santos dhe Quenda. Goli i vetëm për miqtë u shënua nga Edmilson Santos.

Copenhagen dhe Bayer Leverkusen barazuan 2-2, ndërsa Club Brugge mposhti 4-1 Monacon. Në Frankfurt, Eintracht mposhti 5-1 turqit e Galatasaray.

Pas ndeshjeve të para është Eintracht Frankfurt që prin me golaverazhin më të mirë, teksa tri pikë kanë edhe 13 skuadra të tjera. Tanimë Champions League rikthehet me ndeshjet e dyta të fazës së ligës më 30 shtator dhe 1 tetor.

Champions League, faza e ligës - Ndeshjet e para:

E martë, 16 shtator 2025

18:45

Athletic Bilbao 0-2 Arsenal

PSV 1-3 Royale Union SG

21:00

Benfica 2-3 Qarabag

Juventus 4-4 Dortmund

Real Madrid 2-1 Marseille

Tottenham 1-0 Villarreal

E mërkurë, 17 shtator 2025

18:45

Olympiacos 0-0 Pafos FC

SK Slavia Praga 2-2 Bodo/Glimt

21:00

Ajax 0-2 Inter

Bayern Munich 3-1 Chelsea

Liverpool 3-2 Atletico Madrid

PSG 4-0 Atalanta

E enjte, 18 shtator 2025

18:45

Club Brugge 4-1 Monaco

Copenhagen 2-2 Bayer Leverkusen

21:00

Eintracht Frankfurt 5-1 Galatasaray

Manchester City 2-0 Napoli

Newcastle 1-2 Barcelona

Sporting Lisbone 4-1 Kairat Almaty

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?