Champions League/ Ndeshja e fundit për Vllazninë e vajzave: Kundër Real Madrid do jemi më mirë se herën e parë

21 Dhjetor 2022, 16:38| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 18:15

  • Share

Të enjten në orën 21:00 Vllaznia e vajzave do luajë ndeshjet e fundit në grupin e Champions League në kryeqytetin e Spanjës kundër Real Madrid. Shkodranet në ndeshjen e parë janë mposhtur 2-0 në Loro Boriçi, ndërsa këtë herë shpresojnë të gjejnë të paktën golin e parë në këtë kompeticion.

“Ne kemi punuar shumë për këtë ndeshje. Jemi rritur pas çdo sfide. Kemi mësuar më shumë dhe besoj se do jetë akoma më mirë se ndeshja e parë në Loro Boriçi,”-u shpreh Esi Lufo, futbolliste e Vllaznisë.

“Presim një Vllazni më kompakte, më të bashkuar dhe të lozim me të gjitha forcat që të marrim një rezultat të mirë dhe një paraqitje sa më të denjë për ne,”-tha Matilda Gjergji, futbolliste e Vllaznisë.

Pas 5 ndeshjesh në grupin e Champions League Vllaznia ka zero pikë, por për vajzat shkodrane ishte rezultat historik kualifikimi dhe në këtë edicion sipas drejtuesve do synohet fitimi i eksperiencës për t’u rikthyer më të fortë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?