Goli i Dumfries

Sport

Champions League/ Ndeshje e ‘çmendur’ në Spanjë, Barcelona dhe Inter barazojnë 3-3 në aktin e parë gjysmëfinal

30 Prill, 22:53| Përditesimi: 30 Prill, 23:10

  • Share

SPANJË - Barcelona dhe Interi barazuan 3-3 në aktin e parë gjysmëfinal të Champions League. Këtë të mërkurë sfida në ‘Lluis Comanys’ ishte për ata me ‘zemër të fortë’, ndërsa dy skuadrat lënë llogaritë të hapura për biletën e finales, me ndeshjen e kthimit që luhet të martën që vjen në mitikun ‘San Siro’.

NDESHJA - Vetëm 31 sekonda iu deshën Interit që të befasonte katalanasit. Një pasim i Dumfries bëri që Thuram me një veprim klasi me ‘finte’ të shënonte golin e parë dhe të zhbllokonte duelin. Më pas, në të 21 minutë Dumfries do gjente golin e dytë për Interin me një veprim akrobatik nga brenda zonës.

Kur u duk se zikaltërit kishin kontrollin e lojës, Barça ‘u zgjua’ dhe reagoi me Lamine Yamal, që në minutën e 24 shënoi një gol manual. Pjesa e parë u mbyll 2-2, pasi Ferran Torres shënoi pas asistit të Raphinhas.

Fraksioni i dytë kishte rezervuar emocione të tjera, pasi sërish Dumfries shënoi golin e tretë (64’) duke kaluar Interin sërish në avantazh. Vetëm një minutë më vonë, Barça barazoi. Goditja fantastike e Raphinhas nga afro 27 metra u stampua në traun e portës, ndërsa sfera u përplas në shpinën e Sommer dhe u ndal në rrjetë.

Megjithëse pati minuta, vlen të përmendet goli i anuluar për Mkhitaryan për pozicion jashtë loje. Ndërkohë në fund dy skuadrat barazuan 3-3 dhe ia lënë gjithçka aktit të dytë.

Për t’u theksuar se Lamine Yamal me golin e shënuar sonte ndaj Interit u bë lojtari më i ri që shënon në një gjysmëfinale të Champions League. Kylian Mbappe kishte rekordin e mëparshëm nga viti 2017.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?