Kompeticioni më i rëndësishëm në Evropë për klube, Champions League është në fazën play-off. Të martën, më 19 gusht u zhvilluan tre ndeshjet e para, ku rezultatet ishin befasuese.
Në Beograd, Crvena zvezda u mposht 1-2 nga kampionët e Qipros, Pafos. Correia dhe Pepe shënuan për miqtë, ndërsa vendasit shkurtuan me Bruno Duarte.
Në Budapest, Ferencvaros u përmbys 1-3 nga Qarabag. Azerët iu kundërpërgjigjën golit të Vargës me Jankovic, Medina dhe Qurbanly në pjesën e dytë.
Në Glasgow, vendasit e Rangers u mposhtën 1-3 nga Club Brugge. Vermant, Spileers dhe Mechele shënuan për ekipin belg, ndërsa skocezët ngushtuan me Danilo Pereira. Për Rangers, Nedim Bajrami nuk ishte grumbulluar në këtë takim, paçka se shënoi pak ditë më parë në Kupë.
Ndeshjet e kthimit do luhen më 27 gusht dhe aty do mësohen skuadrat që do marrin një biletë për në fazën e ligës të Champions League.
Champions League, faza play-off, ndeshjet e para
E martë, 19 gusht 2025
Crvena zvezda 1-2 Pafos
Ferencvaros 1-3 Qarabag
Rangers 1-3 Club Brugge
E mërkurë, 20 gusht 2025
Basel - Copenhagen
Bodo/Glimt - Sturm Graz
Celtic - Kairat Almaty
Fenerbahce - Benfica
Komente
