Crvena zvezda 1-2 Pafos

Sport

Champions League/ Pafos turpëron Crvenan brenda në Beograd, Qarabag fiton me përmbysje! Brugge mposht Rangers në Skoci

20 Gusht, 09:53| Përditesimi: 20 Gusht, 09:58

  • Share

Kompeticioni më i rëndësishëm në Evropë për klube, Champions League është në fazën play-off. Të martën, më 19 gusht u zhvilluan tre ndeshjet e para, ku rezultatet ishin befasuese.

Në Beograd, Crvena zvezda u mposht 1-2 nga kampionët e Qipros, Pafos. Correia dhe Pepe shënuan për miqtë, ndërsa vendasit shkurtuan me Bruno Duarte.

Në Budapest, Ferencvaros u përmbys 1-3 nga Qarabag. Azerët iu kundërpërgjigjën golit të Vargës me Jankovic, Medina dhe Qurbanly në pjesën e dytë.

Në Glasgow, vendasit e Rangers u mposhtën 1-3 nga Club Brugge. Vermant, Spileers dhe Mechele shënuan për ekipin belg, ndërsa skocezët ngushtuan me Danilo Pereira. Për Rangers, Nedim Bajrami nuk ishte grumbulluar në këtë takim, paçka se shënoi pak ditë më parë në Kupë.

Ndeshjet e kthimit do luhen më 27 gusht dhe aty do mësohen skuadrat që do marrin një biletë për në fazën e ligës të Champions League.

Champions League, faza play-off, ndeshjet e para

E martë, 19 gusht 2025

Crvena zvezda 1-2 Pafos

Ferencvaros 1-3 Qarabag

Rangers 1-3 Club Brugge

E mërkurë, 20 gusht 2025

Basel - Copenhagen

Bodo/Glimt - Sturm Graz

Celtic - Kairat Almaty

Fenerbahce - Benfica

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?