Champions League/ Prova e zjarrit, trajneri i Interit: Për ne si finale kundër Portos! Sonte edhe City kërkon çerekfinalet kundër Leipzig

14 Mars 2023, 10:07| Përditesimi: 14 Mars 2023, 14:34

  • Share

Një 90 minutësh ‘ferri’ e pret Interin sonte në ‘Do Dragao’ të Portos për të kaluar në çerekfinalet e Champions League. Kjo sepse portugezët do synojnë të përmbysin humbjen 1-0 të dy javëve më parë për të shkuar në tetë skuadrat më të mira të kontinentit të vjetër.

Para sfidës Interi ka humbur për shkak dëmtimi anësorin Gosens, ndërsa Skriniar pritet ta nisë nga stoli, pasi sapo është kthyer në skuadër. Nga ana tjetër mungesa e madhe e Portos është Otavio, i cili u ndëshkua me të kuq në San  Siro, ndërsa janë të padisponueshëm Joao Mario dhe Maixedo. Para ndeshjes së kthimit në 1/8 trajneri i Porto-s Conceiçao është shprehur se ‘skuadra nuk duhet të ndikohet nga problemet e Interit në kampionat, pasi në Champions është histori ndryshe’. Sakaq trajneri i Interit Simone Inzaghi ka deklaruar se ‘për zikaltërit kjo ndeshje është si finale’. Edhe pse ishte autori i golit të vetëm në ndeshjen e parë në Milano edhe sonte Lukaku pritet ta nisë nga stoli.

Stadiumi ‘Do Dragao’ është konfirmuar si kështjellë për Porto-n, pasi 4 ndeshjet e fundit ndaj skuadrave italiane me Juventusin, Milanin, Romën dhe Lazio-n i ka fituar. Interi ndërkohë ka fituar vetëm 1 nga 8 ndeshjet e fundit në transfertë në Portugali.

Sakaq po sonte Manchester City do presë në Angli Leipzig, një kundërshtar që ndeshjen e parë doli më i fortë sa pritej. Në Gjermani sfida u mbyll 1-1 dhe sonte në sfidën e kthimit të 1/8 Guardiola kërkon të shmangë çdo surprizë, pasi në të kundërt rrezikon një sezon të dështuar. Para ndeshjes trajneri spanjoll i ‘qytetarëve’ ka rikonfirmuar se Champions League është ëndrra e madhe e skuadrës që ai drejton.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?