Aston Villa 3-2 PSG

Sport

Champions League/ PSG dhe Barcelona humbje të ‘ëmbla’, dy skuadrat sigurojnë biletat e para për në gjysmëfinale

15 Prill, 22:53| Përditesimi: 15 Prill, 23:02

  • Share

PSG dhe Barcelona janë dy skuadrat e para që kualifikohen në gjysmëfinalet e Champions League. Këtë të martë (15 prill) u zhvilluan ndeshjet e kthimit çerekfinale dhe paçka se dy skuadrat u mposhtën nga Aston Villa dhe Dortmund, rezultatet e ndeshjeve të para ishin vendimtare.

Në ‘Iduna Park’ Dortmundi vendas fitoi 3-1 kundër Barcelonës, por janë katalanasit ata që kalojnë më tej edhe falë rezultatit 4-0 në ndeshjen e parë. Paçka se gjermanët u përpoqën dhe ia dolën të fitonin, më tej kalon Barça që pret rezultatin e çiftit Inter - Bayern për të mësuar rivalin në gjysmëfinale. Sa i takon përballjes, Guirassy kaloi në epërsi Dortmundin pas 11 minutave lojë nga penalltia, ndërsa po i njëjti trefishoi në pjesën e dytë. Barça ‘vrau’ shpresat e verdhezinjve me autogolin e Bensebaini dhe kështu kalon më tej.

Në Birmingham vendasit e Aston Villas fituan 3-2 kundër PSG, por përtej përmbysjes së ndeshjes skuadra angleze nuk mundi ta dërgonte duelin në shtesë. Djemtë e Unai Emery treguan se jo më kot ishin deri në këtë pikë, duke bërë ‘me zemër’ PSG-në që një raund më parë eliminoi Liverpoolin. Me rezultatin e përgjithshëm 4-5 PSG kalon më tej dhe pret fituesin e çiftit Real Madrid - Arsenal për të mësuar rivalin. Sa i takon ndeshjes, PSG shënoi dy gola me Hakimi dhe Mendes, ndërsa Aston Villa përmbysi me Tielemans, McGinn dhe Konsa.

Të mërkurën luhen edhe Inter - Bayern Munich (2-1) e Real Madrid - Arsenal (0-3).

Champions League, faza çerekfinale - Ndeshjet e kthimit:

E martë, 15 prill 2025 - 21:00

Aston Villa 3-2 PSG (1-3)

Dortmund 3-1 Barcelona (0-4)

E mërkurë, 16 prill 2025 - 21:00

Inter - Bayern Munich (2-1)

Real Madrid - Arsenal (0-3)

*Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?