Manchester City 0-0 Inter

CHL/ Man. City paqe me Interin, 0-0 në Angli! Qazim Laçi shënon supergol në debutim, tri pikë për Dortmund e Celtic! PSG fiton në limite

18 Shtator, 22:55| Përditesimi: 18 Shtator, 22:59

  • Share

Champions League vijoi këtë të mërkurë me ditën e dytë në raundin e parë me formatin e ri. Duke nisur nga ora 18:45 u zhvilluan dy takime. Në Itali, Bologna dhe Shakhtar barazuan 0-0, ndërsa Sparta e Pragës mposhti 3-0 Salzburgun dhe një nga golat u shënua nga Qazim Laçi. Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes u luajt në "Etihad", aty ku Manchester City dhe Inter barazuan 0-0. Tri pikë për Celtic,PSG dhe Dortmund.

Në "Renato Dall'Ara" Bologna barazoi 0-0 kundër Shakhtar Donetsk. Debutimi për herë të parë në Ligën e Kampionëve ka qenë me pikë për italianët, që shpëtuan në minutën e katërt me penalltinë e humbur nga Sudakev. Në fund barazim i thatë dhe dy skuadrat që ndajnë nga një pikë.

Në "Epet Arena" të Pragës, Sparta fitoi 3-0 kundër Salzburg. Kairinen dhe Olatunji shënuan në pjesën e parë, ndërsa tri pikët e vendasve i "vulosi" Qazim Laçi me një gol brilant. Mesfushori i Kombëtares bëri një veprim fantastik dhe shtriu në tokë tre rivalët, duke shënuar në debutim. Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi morën minuta në pjesën e dytë për vendasit.

Në ndeshjet e orës 21:00, dueli më i rëndësishëm i mbrëmjes mes Manchester Cityt dhe Interit u mbyll 0-0. Loja ishte në pritshmërinë e tifozëve, me vendasit që dominuan dhe sulmuan deri në sekondat e fundit, por miqtë mbrojtën mirë.

Dortmund fitoi 0-3 në Belgjikë kundër Brugge. Gittens me dopietë dhe Guirassy (11 m) shënuan në pjesën e dytë. Më Paris, PSG iu fal Mendes në minutën e 90-të për të mposhtur Gironan, që debutonte në këtë turne.

Dueli që prodhoi më shumë gola u zhvillua në Skoci, ku Celtic fitoi 5-1 kundër Slovan Bratislavës. Scales, Furuhashi, Engels, Maeda dhe Idah shënuan për vendasit, ndërsa Uimmer për miqtë.

Champions League, raundi 1:

E mërkurë, 18 shtator 2024

18:45

Bologna 0-0 Shakhtar Donetsk

Sparta e Pragës 3-0 Salzburg

21:00

Celtic 5-1 Slovan Bratislava

Club Brugge 0-3 Dortmund

Manchester City 0-0 Inter

PSG 1-0 Girona

Renditja:

Ora 22:09
Goli në Champions League, Qazim Laçi: Është emocionuese, luftuam si ekip


Qazim Laçi foli pas golit në ndeshjen e tij debutuese në Champions League. Sparta e Pragës fitoi 3-0 kundër Salzburg dhe Laçi shënoi supergol duke lënë në tokë tre mbrojtësit.

“Ndjenjat janë të mahnitshme, emocionuese”, tha Laçi para kamerave të Nova Sport 3 pas fërshëllimës së fundit.

“Kam luajtur për herë të parë në këtë kompeticion. Ne fituam dhe shënova gol. I gjithë ekipi luftoi, jam krenar për ta. Ishte jashtëzakonisht emocionuese”, vijoi ai.

Ai e zbukuroi mbrëmjen me një gol të mrekullueshëm kur arriti te topi në zonën e penalltisë.

“Sigurisht që jam i lumtur që shënova gol, por dua të përgëzoj shumë të gjithë ekipin”, mbylli Laçi fjalën e tij.

Ora 20:09
VIDEO/ Qazim Laçi shënon në Champions League, mesfushori i Kombëtares me një lëvizje 'shtrin' tre kundërshtarët

Qazim Laçi, mesfushori i Kombëtares ka shënuar në raundin e parë të formatit të ri në Champions League. Sparta e Pragës po fiton 3-0 kundër Salzburg dhe Laçi ka gjetur golin e tretë.

Duhej minuta e 58-të që Laçi të merrte një pasim nga Olatunji dhe me një lëvizje prej kampioni të shtrinte në tokë dy mbrojtësit dhe portierin, për t'ia ndalur topin në rrjetë.

Një veprim klasi nga Laçi, që edhe njëherë tregon cilësitë në fushën e lojës. Disa minuta në këtë ndeshje i mori edhe Albion Rrahmani, ndërsa Indrit Tuci mbeti në stol.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?