Bosnje dhe Hercegovinë - Skandaloze, kështu e kanë quajtur drejtuesit e Egnatias duelin e vajtjes në turin e parë kualifikues për në Champions League (humbur 1-0). Kampionët e Shqipërisë e panë veten në një situatë absurde që në fillimin e ndeshjes kundër Borac Banja Luka, me thirrjet antishqiptare që vërshuan në stadium.
Edhe pse në Bosnje, pjesa e tifozerisë dhe klubit të Borac ka lidhje me serbët e vendosur aty, duke shpalosur banderola dhe bërtitur "Kosova është zemra e Serbisë", ku nuk mungoi harta e Kosovës me simbolet serbe.
Megjithë këtë sjellje aspak normale, Egnatia e mbajti portën të paprekur në 45 minutat e para dhe bëri një paraqitje të mirë. Në minutën e 58-të mesfushori Zejnullai u ndëshkua me karton të kuq, teksa kaq mjaftoi që "kafshët të dilnin nga kafazi".
Thirrjet antishqiptare u bënë më të shpeshta, me arbitrin polak Stefanski që ndërpreu ndeshjen për afro dhjetë minuta dhe ndeshja rinisi vetëm me premtimin e se nuk ketë më të tilla episode.
Në minutën e gjashtë shtesë duhej Hrejla që të zhbllokonte ndeshjen për Borac, ndërsa tensioni në fund bëri që Ndreca të linte fushën me një tjetër karton të kuq për rrogozhinasit.
Tanimë Egnatia ka edhe ndeshjen e kthimit në datën 17 korrik në "Elbasan Arena", ku synon kalimin më tej kjo edhe falë formës së mirë të treguar nga djemtë e Edlir Tetovës.
Borac Banjaluka (Bosnia and Herzegovina - Egnatia (Champion of Albania) Provocations by Serb separatist fans with political slogans against the Republic of Kosovo where the map of Kosovo is colored with the Serbian flag @UEFA @UEFAcom_de @UEFAcom @FSHForg @AgimAdemi_FFK pic.twitter.com/UM35Z577Tc
— Shpe ???????????????????????????????????????? (@LatiiPetrPR) July 10, 2024