Sonte tre skuadra europiane do ti bashkohen 26 të kualifikuarave direkt për në fazën e grupeve të Champions League, pasi do të luhen ndeshjet e kthimit në ‘Play-off’.
Spektakli pritet në Holandë atje ku PSV do tentojë të përmbysë humbjen 2-1 që pësoi një javë më parë në transfertën e Portugalisë kundër Benficës. Holandezët kanë jo vetëm synimin, por sipas opionit sportiv ka edhe kualitetin për ta bërë diçka të tillë. Në të kaluarën dy skuadrat janë përballur katër herë, me dy fitore të Benfica-s dhe dy barazime, por njëri prej këtyre barazimeve ka djegur shumë pasi bëhet fjalë për finalen e Champions League të sezonit 1987-1988 që u fitua me penallti nga PSV.
Ndërkohë ashtu si PSV edhe Ferencvaroshi i Myrto Uzunit do tentojë përmbysjen kundër Young Boys, pasi në Zvicër u mposht 3-2. Ky rezultat padiskutim rëndon më shumë në shpatullat e shqiptarit Uzuni, i cili gaboi një penallti, por sonte pretendon ta shlyejë. Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje me disa mungesa, por më shumë djeg ajo e sulmuesit kryesor të Ferencvaroshit Boli, i cili është i dëmtuar.
Përballja tjetër do jetë ajo mes Ludogorets dhe Malmos. Suedezët fituan pastër 2-0 ndeshjen e parë, ndërsa skuadra bullgare tenton gjithashtu përmbysjen. Të tre sfidat e mbrëmjes do të luhen në orën 21:00.