Manchester City - Napoli (Haaland përballë De Bruyne)

Sport

Champions League/ Sot e gjithë vëmendja te Man. City - Napoli, Barcelona luan në Angli! Gjashtë duelet e mbrëmjes

18 Shtator, 09:15| Përditesimi: 18 Shtator, 09:19

  • Share

Kompeticioni më i vlefshëm për klube në botë, Champions League do zhvillojë këtë të enjte gjashtë ndeshjet e mbetura për raundin e parë në fazën e ligës. Duke nisur nga ora 18:45 në fushë zbresin katër skuadra. Club Brugge pret Monacon, teksa Bayer Leverkusen ka një duel jo të lehtë në udhëtim me FC Copenhagen.

Në orën 21:00 e gjithë vëmendja do jetë në stadiumin 'Etihad', aty ku Manchester City luan kundër Napolit. Djemtë e Pep Guardiolës duan të tregojnë se janë më mirë se kampionët e Italisë, por Napoli ka në përbërje një grup me shumë kualitet dhe në stol një emër si Antonio Conte. Në Manchester rikthehet edhe Kevin De Bruyne, ish-i i 'Qytetarëve'. Guardiola nuk ka të gatshëm për këtë duel emra si Cherki, Kovacic, Marmoush, Stones apo edhe Phillips. Nga ana tjetër Conte do duhet të bëjë pa Amir Rrahmanin, Romelu Lukakun dhe Nikita Contini.

Duel interesant edhe në 'St. James Park', aty ku Newcastle pret Barcelonën. Për spanjollët mungojnë Balde, Gavi, ter Stegen dhe Yamal, me këtë të fundit që pritet të jetë një mungesë me peshë për ekipin e Hansi Flick. Ndërkohë që edhe Newcastle ka gjashtë mungesa; Ashby, Lascelles, Ramsey, Ruddy, Uissa dhe Gillespie.

Në Lisbonë, Sportingu pret debutuesit e Kairat Almaty, ndërsa Eintracht dhe Galatasaray përballen në Frankfurt.

Champions League, faza e ligës - Ndeshjet e para:

E martë, 16 shtator 2025

18:45

Athletic Bilbao 0-2 Arsenal

PSV 1-3 Royale Union SG

21:00

Benfica 2-3 Qarabag

Juventus 4-4 Dortmund

Real Madrid 2-1 Marseille

Tottenham 1-0 Villarreal

E mërkurë, 17 shtator 2025

18:45

Olympiacos 0-0 Pafos FC

SK Slavia Praga 2-2 Bodo/Glimt

21:00

Ajax 0-2 Inter

Bayern Munich 3-1 Chelsea

Liverpool 3-2 Atletico Madrid

PSG 4-0 Atalanta

E enjte, 18 shtator 2025

18:45

Club Brugge - Monaco

Copenhagen - Bayer Leverkusen

21:00

Eintracht Frankfurt - Galatasaray

Manchester City - Napoli

Newcastle - Barcelona

Sporting Lisbone - Kairat Almaty

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?