Shorti i Champions League

Sport

Champions League/ Man. City gjen Real Madridin për herë të katërt radhazi, Milan e Juve përplasje holandeze në play-off

31 Janar, 08:48| Përditesimi: 31 Janar, 12:47

  • Share

NYON, Zvicër - Champions League mësoi mesditën e së premtes tetë çiftet që do përballen në fazën play-off të këtij kompeticioni, pas shortit që u hodh në Nyon. Padyshim spikat përballja e katërt radhazi në fazën me eliminim direkt mes Manchester City dhe Real Madrid. Si të mos mjaftonte momenti jo i mirë i djemve të Pep Guardiolës, 'Qytetarët' gjejnë përballë kampionët në fuqi.

Në çiftet e tjera skuadrat italiane shmangën një përplasje mes tyre, teksa Milan dhe Juventus kanë përballje holandeze. Juventus gjen PSV Eindhoven, ndërsa Milan luan me Feyenoord.

Atalanta përballet me Club Brugge, Sporting Lisbone kundër Dortmund, Celtic - Bayern Munich, derbi francez Brest - PSG dhe Monaco - Benfica.

Në këtë raund ndeshjet do jenë me sistemin vajtje-ardhje, ndërsa sfidat e para do luhen më 11 dhe 12 shkurt dhe ato të kthimit më 18-19 shkurt.

Çiftet e play-off pas shortit:

Club Brugge - Atalanta

Sporting Lisbone - Dortmund

Manchester City - Real Madrid

Celtic - Bayern Munich

Juventus - PSV

Feyenoord - Milan

Brest - PSG

Monaco - Benfica

Shorti dhe pozicionimi i skuadrave

Procedura

Ndarja e vazove

Në short morën pjesë skuadrat e renditura nga pozicioni 9 në atë 24 pas tetë ndeshjeve në grup. Skuadrat nga pozita 9 deri në atë 16 janë në zonën e parë, ndërsa ato nga 17 deri në 24 në të dytën.

Shorti i sotëm deçiziv

Veç përballjeve të këtij raundi, goglat sot ishin me rëndësi edhe për fazën e 1/8, pasi u bë ndarja e skuadrave në dy krahët e eventit, për rrugën drejt finales. Në këtë short mund të ndeshen të gjitha ekipet pa ndarje në një shtet ose jo.

Skuadrat sipas renditjes

Vazo 1: 9.Atalanta (ITA) 10. Borussia Dortmund (GER) 11. Real Madrid (ESP) 12. Bayern München (GER) 13. Milan (ITA) 14. PSV (NED) 15. Paris Saint-Germain (FRA) 16. Benfica (POR)

Vazo 2: 17. Monaco (FRA) 18. Brest (FRA) 19. Feyenoord (NED) 20. Juventus (ITA) 21. Celtic (SCO) 22. Manchester City (ENG) 23. Sporting CP (POR) 24. Club Brugge (BEL)

Ndeshjet play-off, oraret

Ndeshjet e para : 11/12 shkurt 2025

Ndeshjet e dyta : 18/19 shkurt 2025

Çdo klub, në parim, do të luajë një herë të martën dhe një herë të mërkurën. UEFA do të konfirmojë kalendarin, duke përfshirë datat e ndeshjeve dhe oraret e fillimit, në mbrëmjen e shortit.

Datat:

Shorti i play-off-it të fazës eliminatore: 31 janar

Shfaqjet e fazës eliminatore: 11/12 & 18/19 shkurt

Raundi i 16-të, çerekfinalja, shortet gjysmëfinale: 21 shkurt

Raundi i 16: 4/5 & 11/12 mars

Çerekfinalet: 8/9 & 15/16 prill

Gjysmëfinalet: 29/30 prill dhe 6/7 majit :

Finale: 31 maj (Mynih)

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xhavit Karai: 31/01/2025 13:19

    Juventusi del kanpjon Evrope po tē vej trajner kasapin Rexhep Bule Leka [ kepin ) trajner. Se ai flet 10 gjuh tē huaja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?