Sport

Champions League/ Uzuni gabon penallti, Ferencvaros mposhtet nga Young Boys me 10 lojtarë! Benfika s'e fal PSV-në

19 Gusht 2021, 09:29| Përditesimi: 19 Gusht 2021, 11:58

  • Share

Tre sfidat e ‘play-of’ të Champions League të mërkurën kanë prodhuar gola dhe spektakël, por më i pakënaqur ka dalë sulmuesi i kombëtares Myrto Uzuni që aktivizohet me hungarezët e Ferencevaros, ekip që u mposht 3-2 nga Young Boys në Zvicër.

Uzuni gaboi një penallti kur rezultati ishte 1-1 dhe për më tepër Young Boys ishte me një lojtar më pak, pasi në minutën e 25 Hefti u ndëshkua me karton të kuq. Befasia më e madhe do vinte në minutën e 40 atëherë kur zviceranët me supergolin e Sierro-s morën avantazhin për herë të parë me rezultatin 2-1.

Në pjesën e dytë kur pritej barazimi Young Boys realizoi të tretin me Garcia-n, ndërsa 8 minuta nga fundi Ferencvaros shënoi golin e shpresës për ndeshjen e kthimit, duke vulosur edhe shifrat përfundimtare në 3-2.

Ndërkohë sfida tjetër, e cilësuar mes dy të barabartëve, është fituar me rezultatin 2-1 nga Benfica kundqër PSV. Portugezët në pjesën e parë realizuan dy herë falë Silvas dhe Ëeigl, ndërsa holandezët shkruatuan në të dytën me Gapko, për të shpresuar në ndeshjen e kthimit një javë më pas.

Sakaq përballja tjetër mes Malmos dhe Ludogorets është mbyllur me fitoren e pastër të vendasve 2-0. Golat për suedezët u realizuan nga Birmenacevic dhe Berget.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?