Festa e Dembele në 'Emirates'

Sport

Champions League/ Vetëm 196 sekonda lojë, PSG mposht 0-1 Arsenalin në aktin e parë gjysmëfinal (VIDEO)

29 Prill, 22:54| Përditesimi: 30 Prill, 11:01

  • Share

LONDËR - PSG ka hedhur një hap të rëndësishëm për të shkuar në finalen e Champions League. Këtë të martë në ‘Emirates’ skuadra franceze mposhti 0-1 vendasit e Arsenalit në gjysmëfinalen e parë. Akti i dytë, aty ku do mësohet edhe skuadra që do sigurojë një biletë për në finale do zhvillohet të mërkurën që vjen në ‘Parkun e Princave’ në Paris.

NDESHJA - Përballja në fushë nisi me golin e Ousmane Dembele. Vetëm 196 sekonda iu deshën PSG-së për të gjetur golin që në fund vendosi ndeshjen. Një pasim i Kvaratskhelia bëri që Dembele me të majtën mos gabonte nga brenda zonës.

Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 47-të Arsenali barazoi me Mikel Merino, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kështu, PSG merr një sukses të rëndësishëm në udhëtim dhe gjen fitoren e parë në histori kundër Arsenalit.

Në pesë takimet e para mes tyre, Arsenali kishte fituar dy përballje, ndërsa tre të tjera ishin mbyllur në barazim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?