LONDËR - PSG ka hedhur një hap të rëndësishëm për të shkuar në finalen e Champions League. Këtë të martë në ‘Emirates’ skuadra franceze mposhti 0-1 vendasit e Arsenalit në gjysmëfinalen e parë. Akti i dytë, aty ku do mësohet edhe skuadra që do sigurojë një biletë për në finale do zhvillohet të mërkurën që vjen në ‘Parkun e Princave’ në Paris.
NDESHJA - Përballja në fushë nisi me golin e Ousmane Dembele. Vetëm 202 sekonda iu deshën PSG-së për të gjetur golin që në fund vendosi ndeshjen. Një pasim i Kvaratskhelia bëri që Dembele me të majtën mos gabonte nga brenda zonës.
Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 47-të Arsenali barazoi me Mikel Merino, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Kështu, PSG merr një sukses të rëndësishëm në udhëtim dhe gjen fitoren e parë në histori kundër Arsenalit.
Në pesë takimet e para mes tyre, Arsenali kishte fituar dy përballje, ndërsa tre të tjera ishin mbyllur në barazim.
Komente
