Lojtarët e Interit dhe Bayernit

Sport

Champions nis fazën më spektakolare, sonte 2 përballje titanësh! Bayern-Inter në Gjermani, Ancelotti: Vinicius shkëlqen me Arsenalin

8 Prill, 13:47| Përditesimi: 8 Prill, 13:53

  • Share

Momenti më kulminant dhe njëkohësisht më emocinues në Champions erdhi. Sonte në Gjermani, në orën 21:00, Bayerni 6 herë kampion i këtij kompeticioni do të përballet me Interin për fazën çerekfinale. Bavarezët më së shumti, por edhe Inter ka një sërë mungesash. Ekipit të Company do ti mungojnë për një kohë të gjatë Upamecano, Alponso Davies, Ito dhe Musiala, ndërsa Coman dhe Neuer e sigurtë është që sonte nuk zbresin në fushë, por rrezikojnë edhe çerekfinalen e kthimit në Itali. Megjithatë para ndeshjes trajneri Company ka pohuar se ‘nuk dua të ankohem për dëmtimet dhe se do ti qëndroj besnik skemave të mia’.

Te Interi mungojnë Dumfries dhe Zielinski, por edhe Dimarco pritet ta nisë nga stoli. Për shkak të dëmtimeve duhet të shtrëngojnë dhembët Calhanoglu dhe Bastoni, të parashikuar për të nisur titullarë. Inzaghi e konsideruar ‘Bayernin si një ekip shumë të fortë, me përvojë dhe të vështirë për ta mposhtur, por ka shtuar se Interi kërkon ti bëjë keq’.

Në të kaluarën Bayern dhe Inter janë përballur 7 herë në Champions League. 4 janë fitore të gjermanëve, 1 barazim dhe 2 fitore për Interin.

Po sonte në orën 21:00 luhet edhe një tjetër super duel në Londër mes Arsenalit dhe Realit, me ‘topçinjtë’ që rikthehet në këtë fazë të Championsit pas një mungese të gjatë. Megjithatë Arteta ka shumë mungesa, duke filluar nga Gabriel Jesus, Kai Havertz, Calafiori dhe Stërling për shkak kartonash, ndërsa te Reali vijojnë të padisponueshëm Carvajal, Militao, Ceballos dhe shtuar sëfundmi Mendy. Tchuameni është ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa Valverde është në dyshim për shkak të lodhjes në ndeshjet e fundit.

Para ndeshjes Ancelotti ka vlerësuar shumë Artetën për punën e bërë te Arsenal, ndërsa ka premtuar se Vinicius do të bëjë një ndeshje të madhe.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?