Foto nga ndeshja

Sport

Champions, Reali katastrofë në tersin “Luzhniki”, Pas Dybala, edhe ky sulmues shënoi sot 3 gola

2 Tetor 2018, 23:33| Përditesimi: 2 Tetor 2018, 23:39

  • Share

Lojtari Edin Dzeko i është kundërpërgjigjur menjëherë lojtarit të Juventusit, Paulo Dybalës, duke shënuar gjithashtu një tregolësh në sfidën që Roma luajti në Ligën e Kampionëve, përballë çekëve të Victoria Plzenit.

Roma fitoi me rezultatin e thellë 5-0, ndërsa festivali i golave nisi nga sulmuesi boshnjak dhe u kompletua nga golat e shënuar nga turku Under dhe talenti holandez Justin Cluivert, i cili erdhi vetëm këtë verë në skuadër.

Mirëpo befasia e mbrëmjes erdhi nga Moska, ku Reali i Madridit nuk arriti të thyejë mallkimin “Luzhniki”, teksa u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga ana e CSKA-së.

Vlasiç ka shënuar që në minutën e dytë për skuadrën moskovite, ndërsa madrilenët nuk arritën të reagojnë, pavarësisht ndryshimeve të kryera nga trajneri Lopetegui dhe dolën kokë-ulur nga kjo transfertë.

Gjithashtu në krizë rezultatesh ka rënë edhe Bayerni i Mynihut, i cili pas dy ndeshjesh radhazi pa fituar në kampionat, u ndal në barazim edhe sonte në “Allianz Arena”, përballë holandezëve të Ajaxit.

Ndërsa Lyoni u nda në barazim 2-2 me ukrainasit e Shakhtar Donetskut, ndërsa Benfica arriti të marrë një fitore të vyer në Athinë, me rezultatin 2-3 përballë AEK-ut dhe Manchester United nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë Valencias në “Old Trafford”.

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?