Champions, sonte Bayerni kërkon hakmarrje ndaj Real Madrid

25 Prill 2018, 10:12| Përditesimi: 26 Prill 2018, 14:03

  • Share

Bayern Mynih-Real Madrid premton gjithmonë spektakël. Sonte në mbrëmje në “Allianz Arena” luhet akti i parë i gjysmëfinaleve të Champions mes rekordmenëve gjerman dhe Realit mjeshtërit të Championsit. Pritet një duel i fortë me emocione dhe grintë ku bavarezët do të kërkojnë hakmarrje.

Vidal dhe Alaba janë dy mungesat e mëdha të Bayernit ndërsa pritet titular në të majtë të mbrojtjes Rafinha e më pas në skemën 4-1-4-1 do të luajnë Robben e Ribery së bashku me James, Muller e Lewandowski.

Trajneri i gjermanëve Jupp Heynckes kërcënon madrilenët duke thënë: “jemi në një formë të ngjashme si në vitin 2013-të kur fituam tripletën. Unë kam kujtime të mira nga Champions. Në këto sfida nuk ka favoritë por kam ndjesi të mira”, e mbyll trajneri i Bayernit.

Mëse gati për luftë është edhe Real Madrid që Championsin e ka në AND-në e tij. Skuadra është përgatitur prej një jave për këtë duel dhe formacioni do jetë ai tradicionali. 10 lojtarë janë të përcaktuar dhe vetëm për një vend luftohet në formacionin e Zinedine Zidane. Rikthim i rëndësishëm pas pezullimit është a ii kapitenit Ramos. I qetë dhe pa emocione është paraqitur Zidane në konferencën për shtyp pasi për të një gjysmëfinale Championsi nuk është diçka e re.

“Jemi gati, nuk i trembemi aspak Bayernit pasi jemi shumë mirë fizikisht dhe psikologjikisht. E dimë që do jetë ndryshe nga një vit më parë por ne do të japim 150% për të kapur finale”, përfundon tekniku francez. Kompanitë e basteve për ndeshjen e mbrëmjes së sotme shohin Bayernin disi favoritë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?