Paris SG-Barcelona në ndeshjen e parë

Champions/ Sonte përcaktohen 2 gjymsëfinalistë, Paris SG në Katalonjë për të përmbysur Barçën! At.Madrid për t'i rezistuar Dortmundit

16 Prill, 13:53| Përditesimi: 16 Prill, 14:39

  • Share

90 minuta drithëruese, ose edhe 30 të tjera shtesë, priten sonte në Montjuic të Katalunjës ku Barcelona dhe Paris SG do takohen për çerekfinalen e kthimit të Champions League, 7 ditë pas ndeshjes së parë që u fitua 2-3 nga Katalanasit.

Këta të fundit do mundohen me ç’të jetë e mundur për të mbrojtur rezultatin, ndërsa edhe vetë trajneri Xavi ka pranuar se do jetë e vështirë. Në kampin tjetër, atë të francezëve, ka më shumë optimizëm, teksa trajneri Luis Enrique është shprehur pikësëpari se ‘skudra e tij nuk e meritonte humbjen në çerekfinalen e parë’, ndërsa ka shtuar se ‘me besim do ta përmbysin Barcelonën’. Për këtë Paris SG ka në favor edhe kalenderin pasi këtë fundjavë nuk ka luajtur në kampionatin francez.

Sa i përket mungesave, përveç Baldes dhe Gavit këtë çerekfinale te Barcelona është shtuar edhe Christensen për shkak kartonash, ndërsa te Paris SG vijojnë jashtë fushave Kimpembe dhe Kurzëa.

Po sonte në orën 21:00 bileta tjetër gjysmëfinale e Champions League do përcaktohet nga përballja Dortmund-Atletico Madrid. Gjermanët synojnë të përmbysin humbjen 2-1 të pësuar një javë më parë në kryeqytetin spanjoll. Trajneri i ‘el colchoneros’ Simeone ka qenë me këmbë në tokë para ndeshjes, duke thënë se kush ekip interpreton dhe luan më mirë do kalojë më tej, ndërsa trajneri i Dortmund Terzic ka dashur ti japë besim të tijve duke deklaruar se ‘nga ndeshja e parë mësuam se si i bëhet keq Atletico Madrid’.

Për ndeshjen më delikate të sezonin gjermanët përveç Bensebainit kanë humbur edhe sulmuesin Haller, ndërsa te spanjollët mungesave të Depayt, Lemar dhe Vitolos i është shtuar edhe Samuel Lino për shkak kartonësh.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?