Halaand i Cityt dhe Calhanoglu i Interit

Champions, sonte rikthehet finalja e 2023 City-Inter! Guardiola: Zikaltërit të denjë për trofeun

18 Shtator, 10:31| Përditesimi: 18 Shtator, 10:34

  • Share

Manchester City-Inter është superdueli i mbrëmjes në Champions League, që rikthehen edhe njëherë në vëmendje finalen e Stambollit në 2023. Zikaltërit janë të etur për hakmarrje, por përballë kanë një makineri të frikshme, që në këtë fillim sezoni njeh vetëm fitore. Aq më tepër që Halaand po tregon që nuk është i këtij planeti, teksa në 4 ndeshjet e para në Angli ka realizuar 9 gola.

Trajneri i Interit Simone Inzaghi riktheu në vëmendje para ndeshjes faktit që City nuk ka humbur në fushën e tij prej 2018, ndërsa tha që për ti mundur duhet një ndeshje gjigande. Nga ana tjetër edhe Guardiola nuk i kurseu elozhet për zikaltërit, duke thënë se ‘Interi është një skuadër që mund të fitojë Champions League’. Sakaq spanjolli shtoi edhe që Lautaro mund të jetë fituesi i ‘Topit të Artë’. Inter për këtë ndeshje nuk ka në dispozicion Dimarcon dhe Arnautovic, ndërsa pritet që Lautaro të jetë në pankinë si pasojë e lodhjes.

Një përballje tjetër interesante, që luhet gjithashtu në orën 21:00 është Paris SG-Girona. Francezët pa Mbappe do të përballen me surprizën e sezonit të kaluar në La Liga që edhe këtë sezon e kanë nisur siç duhet.

Nënkampionët e Evropës Dortmund luajnë në transfertën belge të Club Brugge, ndërsa po në orën 21:00 Celtic pret në Skoci Slovan Bratislavën. Ndryshe nga 4 përballjet e para, në orën 18:45 do të luhen Bologna-Shkahtar Donetsk si dhe Sparta Prague-Salzburg.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?