Lookman i Atalantës dhe Saka i Arsenal

Championsi i ri/ Sonte 6 ndeshjet e fundit të xhiros së parë, spikat Atalanta e Gjimshitit kundër Arsenal! Në fushë edhe Barcelona

19 Shtator, 11:07| Përditesimi: 19 Shtator, 11:10

  • Share

Atalanta rikthehet sonte në Champions League me një përballje tejet interesante kundër Arsenal. Në stadiumin e ri të Bergamos pritet të prevalojë spektakli, pasi të dy skuadrat njihen për lojën ultra sulmuese. Nga njëra ana do jenë fituesit e Europa League me Berat Gjimshitin në mbrojtje, ndërsa në anën tjetër nënkampionët e Premier League që këtë sezon kanë pretendime të mëdha. Të dy ekipet vijnë me mungesa teksa për Atalantën të padisponueshëm janë Ben Godfrey, Scamaca dhe Scalvini, ndërsa te Arsenal mungojnë Mikel Merino, Odegard, Tomiyasu, Zinchenko, Tirney dhe Saka e Calafiori në dyshim.

Në fushë sonte, po në orën 21:00 zbret edhe Barcelona që ka marrë një fytyrë të re me Hansi Flick si trajner. Katalnasit shihen si favoritë absolutë në transfertën e Monacos, por vijojnë të ketë në padisponueshëm Cristensen, Bernal dhe Araujo, ndërsa sëfundmi listës i është shtuar Dani Olmo dhe Fermin Lopez.

Në fushë do zbresë edhe Atletico Madrid që ka një përballje delikate kundër Leipzig. Të besuarit e Simeones kërkojnë 3 pikët për shkak se luajnë në Metropolitano, ndërsa tifozët presin spektakël nga disa prej yjeve që kanë ardhur sëfundmi.

Me mjaft interes pritet edhe Bayern Leverkusen, kampionët e Gjermanisë që në orën 18:45 luajnë në transfertën e vështirë të Feynoord. Ekipi i Xabi Alonson ka gjithashtu pretendime këtë sezon, ndërsa dy përballjet e tjera të kësaj mbrëmje janë Crvena Zvezda-Benfica dhe Brest-Sturm Gruz.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?