Championsi nis të marrë formë, Benfica një hap larg fazës së grupeve! Serbët e Zvezdës mposhten në Izrael

18 Gusht 2022, 09:53| Përditesimi: 18 Gusht 2022, 14:33

  • Share

Benfika, skuadra me arritjetet më të mëdha ndërkombëtare të Portugalisë, ka marrë një fitore të pastër 0-2 në ndeshjen e parë ‘play-off’ të Champions League kundër Dinamo Kiev, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në grupe.

Kundër ukrainasve ndeshja u zhvillua në Poloni për shkak të luftës, ndërsa vlen për t’u theksuar se portugezët ishin në shumë raste superiorë. Golat u realizuan të dy që në pjesën e parë me Gilberton falë një të djathte potente dhe më pas Ramos që vulosi shifrat.

Në Azerbajxhan nuk pati fitues mes Qarabakut dhe çekëve të Plzen, pasi 90 minutat u mbyllën me rezultatin 0-0. Sakaq sfida tjetër e së mërkurës mes izrealitëve të Maccabi Haifa-s dhe Zcvena Zvezdës prodhoi 5 gola dhe u mbyll me shifrat 3-2.

Fillimisht realizuan vendasit, ndërsa serbët deri në përfundimin e pjesës së parë përmbysën rezultatin përkohësisht. Në pjesën e dytë Maccabi gjeti dy herë rrugën e rrjetës, duke vulosur edhe shifrat përfundimtare. Gjithsesi kualifikimi do vuloset javën e ardhshme kur të luhen ndeshjen e kthimit dhe të përcaktohen përfundimisht 36 skuadrat pjesmarrëse.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?