Cristiano Ronaldo

Sport

Champions/Nga lotët e Ronaldos, City tronditet! Triumfojnë Reali, Manchester Utd, Bayerni, Juve!

19 Shtator 2018, 23:55| Përditesimi: 20 Shtator 2018, 00:31

  • Share

Cristiano Ronaldo është ndëshkua me karton të kuq në minutën e 29-të, duke lënë plot 61 minuta me një lojtar me pak Juventusin!  Pra futbollisti më i mirë në botë, Ronaldo, është ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari gjerman, Brych, për shkak të një sjellje josportive gjatë lojës. Megjithatë "Zonja e Vjetër" edhe pse plot 61 minuta me një lojtar me pak triumfoi me rezultat 2:0 në Mestalla kundër Valencisë.

Juve ka dëshmuar fuqinë e tij edhe me dhjetë lojtarë duke iu falënderuar golave të Miralem Pjaniç në minutën e 45-të dhe në të atë të 51-tën, që të dyja golat janë bërë nga penalltia. Ndërsa në minutën e 90+5, Parejo i Valencisë humbi penalltinë.

Juventusi startoi në këtë ndeshje me fitore në grupin H në Champions League, sikurse edhe Manchester Utd me rezultat bindës 3:0 në Bernë kundër kampionit të Zvicrës, Young Boys.

Gjithashtu Pogba është shënues i dyfishtë në minutën e 35-të dhe në atë të 44-tën nga penalltia dhe Martial në minutën e 65-të. Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi, e ka nisur me fitore, duke e mundur me rezultat 3:0 Romën, në kuadër të grupit G.  Reali ka arritur të arkëtoi tri pikë të qetësisë falë golave të Iscos në minutën e 45-të, Bales në atë të 58-tën dhe Marianos (90+2').

Mirëpo në këtë grup, Plzen nga Çekia bëri lojë të madhe dhe barazoi me 2:2 me ekipin nga Rusia, CSKA Moskës. Futbollisti Krmencik ka shënuar në minutën e 29-të dhe të 41-tën për Plzenin dhe Chalov (49') e Vlasiq (90+5' nga penalltia) për CSKA-n. Ndërsa në grupin E, Bayerni tregoi forcën në Lisbonë, duke i shkaktuar humbje me 2:0 skuadrës portugeze, Benfica.

Serinë e golave gjatë ndeshjes e hapi Lewandowski në minutën e 10-të dhe e përmbylli Sanches në atë të 54-tën. Në grupin F, Lyoni ka befasuar si mysafirë, në përballje me Manchester Cityn. Cornet në minutën e 26-të dhe Fekir në atë të 43-tën shënuan për 0:2 për Lyonin, por Silva ngushtoi rezultatin në 1:2 në minutën e 67-të. Mirëpo City ka pësuar një tronditje që në start të grupit.

Të gjitha rezultatet  e takimeve:

Grupi E

Ajax-AEK 3:0

Benfica-Bayern 0:2

Grupi F

Manchester City-Lyon 1:2

Shakhtar-Hoffenheim 2:2

Grupi G

Real-Roma 3:0

Plzen-CSKA (M) 2:2

Grupi H

Valencia-Juventus 0:2

Young Boys-Manchester Utd 0:3.

er.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?