Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc

Sport

Charles Leclerc: E kthejmë Ferrarin ku e meriton

29 Janar, 14:23| Përditesimi: 29 Janar, 14:29

  • Share

Sezoni i ri i Formula 1 nis nga marsi dhe premtohet një vit plot surpriza. Te Ferrari presin një ndryshim për mirë, kjo edhe pas afrimit të Lewis Hamilton. Shoku i tij, Charles Leclerc ka thënë se do e kthejnë Ferrarin në maja.

“Formula 1 është një sport relativ dhe ne mund të dimë vetëm se çfarë bëjmë vetë. Për momentin ne po bëjmë gjithçka mirë dhe si ekip jemi shumë më solid”, tha Leclerc.

Monegasku më pas tha se ai duhet të fokusohet në skuadrën e tij dhe jo te rivalët.

“Ne nuk e dimë nëse Red Bull apo McLaren kanë gjetur diçka të veçantë për makinën e këtij viti. Ne fokusohemi vetëm te vetja dhe përpiqemi të bëjmë punën më të mirë që mundemi për të patur një makinë të mirë”, shtoi monegasku.

Leclerc u ndal edhe te pasioni brenda ekipit.

“Ferrari është i jashtëzakonshëm, sepse ka shumë pasion brenda ekipit dhe kjo është fantastike sepse të gjithë janë të gatshëm të punojnë një orë shtesë dhe janë vërtet të motivuar për të ndryshuar gjërat për mirë", tregoi ai.

Piloti i Formula 1 u ndal edhe te ndjeshmëria e ekipit pas rezultateve.

"Kur gjërat shkojnë keq, njerëzit që punojnë këtu vuajnë më shumë, sepse ata kanë një lidhje emocionale me markën. Tani mendoj se kemi marrë këtë hap për të rikthyer këtë markë në lavdinë e dikurshme”, tha Leclerc.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?