Charles Michel

Charles Michel tërhiqet, braktis planin për të kandiduar në zgjedhjet evropiane

26 Janar, 22:09| Përditesimi: 26 Janar, 22:45

  • Share

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka hequr dorë nga plani i tij për të kërkuar një vend në Parlamentin Evropian duke zgjedhur të mbajë postin që ka aktualisht.

Ndryshimi i planit vjen tre javë pasi njoftoi se do të kandidojë në zgjedhje. Lajmin kreu i Këshillit Europian e konfirmoi me anë të një postimi në mediat e tij sociale.

“Nuk do të kandidoj për zgjedhjet europiane. Do t’u përkushtohem përgjegjësive që mbaj aktualisht, me vendosmëri të palëkundur derisa ato të përfundojnë. Unë do të jem gjithmonë një mbështetës i vendosur i një Evrope që është demokratike, e fortë, e bashkuar dhe sovrane e fatin e vet,” shkroi ai.

Vendimi i papritur vjen gjashtë ditë përpara një samiti vendimtar të liderëve të BE-së, ku do të vendoset e ardhmja e mbështetjes financiare të bllokut për Ukrainën.

Brukseli është nën presion të madh për të gjetur një marrëveshje kompromisi që do t’i lejojë kryeministrit hungarez, Viktor Orban, të heqë veton kundër përdorimit të buxhetit të përbashkët.

Vendimi i Michel për të kandiduar si kandidat për eurodeputet për partinë e Lëvizjes Reformiste në Belgjikë, ku ai ishte pothuajse i sigurt se do të fitonte një vend, u kritikua nga disa politikanë si një shpërfillje e detyrës së tij ndaj liderëve të tjerë të bllokut.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?