E përjavshmja satirike franceze ‘Charlie Hebdo’ ka ribotuar sot karikaturat e Profetit Muhamed, të cilat e vunë atë në shënjestër të terrorizmit islamik.
"Ne kurrë nuk do të ulim kokën, nuk do të dorëzohemi kurrë," u shpreh redaktori i satirikes
Më 2 shtator do të zhvillohet në Paris gjyqi kundër 14 të pandehurve që dyshohet se i kanë dhënë mbështetje logjistike vëllezërve Kouachi dhe Amédy Coulibaly, autorë të sulmit në redaksinë e Charlie Hebdo, vrasjen e një gruaje policie komunale dhe ekzekutimin e 4 burrave në një supermarket kosher.
Le të kujtojmë faktet: më 7 janar 2015, vëllezërit Kouachi depërtuan në redaksinë e satirikes Charlie Hebdo, duke vrarë 12 persona dhe më pas u arratisën. Të nesërmen, Amédy Coulibaly vrau fillimisht një agjent komunal në Montrouge, afër Parisit dhe më pas, më 9 janar, ekzekutoi 4 burra, të gjithë të fesë çifute, të marrë peng brenda një supermarketi kosher në lindje të kryeqytetit. 3 terroristët u vranë më vonë nga policia.
Gjyqi, i cili duhej të fillonte para verës, është shtyrë për shkak të pandemisë dhe do të filmohet në kamera për shkak të interesit të saj të lartë në arenën ndërkombëtare, dhe për shkak të vendimit në pritje që premton të jetë historik.