Charlie Hebdo tallet me Erdogan, Turqia hap gjyq / Profesori turk: Macron dhe Erdogan po tregohen populist

28 Tetor 2020, 17:30| Përditesimi: 28 Tetor 2020, 17:59

  • Share

“Ne po jetojmë në një kohë kur të gjithë liderët politik vendimet dhe mendimet e tyre i bëjnë publike nëpërmjet tëitter, për të përfituar mbështetje në rrjete sociale, ndryshe nga më parë kur ishte në duart e ekspertëve.” u shpreh kështu në një intervistë ekskluzive për Report Televizion, Murat Arman, profesor i të drejtave ndërkombëtare në Turqi.

“ Macron po tregohet populist dhe sa më i djathtë të jetë e mundur, sepse kjo është e vetmja formë që ka gjetur për të kënaqur qytetarët e vet. Deklaratat e Macron vijnë se në 2022 do të ketë zgjedhje. Por njëjtë si në Francë edhe Turqi, në 2023 do të zhvillohen zgjedhje politike dhe për shkak të krizës ekonomike me të cilën përballet vendi dhe krizës së dollarit, ata i janë kthyer kësaj politike, për të fituar mbështetjen e opinionit publik,” tha ai.

I pyetur sesi po priten në Turqi deklaratat e Macron profesori thotë se në Turqi njerëzit po shfaqin një reagim të fortë ndaj tij dhe politikave  islamofobike.

“ Fillimisht dua ta bëj të ditur se në Turqi karshi Emmanuel Macron ka një shkallë të lartë pakënaqësie, veçanërisht në rrjetet sociale ku për momentin ka filluar një fushatë për bojkotimin e mallrave franceze. Në jetën e përditshme nuk shikohet ndonjë ndryshim i madh, por nëse shikoni mediat sociale apo median e shkruar apo televizive të vendit mund të kuptohet lehtësisht se ndaj Francës dhe Macron ka një reagim të fortë. Sigurisht që kjo nuk ka ardhur vetëm për shkak të vendosjes së karikaturave të Charlie Hebdo, të Profetit Muhamed në ndërtesat qeveritare.

Profesori  thekson edhe njëherë se shkaku kryesor i ndarjes është edhe prezantimi i një projekt ligji të ri për fetë.

Në  Francë gjendjen xhami të shumta, në të cilët vende e ndryshme myslimane kanë  mundësi të dërgojnë imamët e tyre, por në bazë të këtij projekt ligji, të gjithë imamët e dërguar nga këto vende nuk do të lejohet që të ushtrojnë më detyrën e tyre, sepse Franca do ti edukojë vetë ata. Gjithashtu sa u përket qendrave edukuese është njoftuar se do të ketë ndryshime të shumta, qoftë në programin qoftë në buxhetet e tyre. Nxënësit emigrantë, mësimet në gjuhën e tyre anëtare nuk do t'i dëgjojnë nga mësuesit që vijnë nga vendi i tyre i origjinës, por nga mësues francez, ose që janë diplomuar në Francë. E gjithë kjo gjë shihet si sulm nga të gjitha shtetet myslimane jo vetëm nga Turqia. “

Ndërkohë që për sa i përket thirrjeve për bojkot të iniciuara nga Erdogan, profesori shprehet kundër thirrjeve të tilla, pasi i vetmi përfitim që mund te kenë vendet është rritja e dëmit ekonomik.

"Sa i përket bojkotit, nuk ka bojkot të marrë nga organet qeveritare, por në disa grupe  veçanërisht  ata të cilët besojnë se veprimet e Macron janë të një natyre islamofobike kanë bërë thirrje për bojkot të mallrave franceze. Në twitter ata shpërndajnë emra kompanish të ndryshme turke, ku u kërkohet mos blerja e tyre. Dua ta theksoj bojkoti në këto kohë pandemie, është tejet e vështirë për të mos thënë e pamundur për tu realizuar", tha ai . 

Megjithëse sot duket sikur është Erdogani kundër botës shumë shpejt gjerat do të ndryshojnë.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?