ChatGPT ka dalë jashtë funksionit. Mijëra përdorues kanë raportuar se chatbot-i i njohur i inteligjencës artificiale të OpenAI përjetoi ndërprerje dhe ngadalësime të shërbimit gjatë mëngjesit, sipas La Repubblica.
Faqja e monitorimit Downdetector ka regjistruar një rritje të raporteve të ndërprerjes së shërbimit. Ende nuk ka një njoftim nga kompania mbi arsyet e problemit, por raportet e ndërprerjes së shërbimit janë në rritje.
Ka të ngjarë që ndërprerja aktualisht të prekë vetëm një pjesë të përdoruesve. Hashtagu #ChatGptDown, hashtagu më i popullarizuar për problemet e aksesit në mediat sociale dhe platformat e inteligjencës artificiale, është në trend në X.
Sipas udhëzimeve të kompanisë, nëse keni probleme me aksesin, duhet të provoni të ringarkoni faqen ose të hapni chatbot-in nga një shfletues 'incognito' (të fshehtë). Një mënyrë tjetër për të zgjidhur këtë lloj problemi është të pastroni memorien e përkohshme dhe cookie-t, ose të provoni të përdorni një shfletues tjetër.
Grafiku i raportimeve për problemet, marrë nga Downdetector
Komente
