Federata Angleze e Futbollit (FA) ka akuzuar Chelsean për 74 shkelje të rregulloreve që lidhen me investimet e dyshuara nga agjentët dhe palët e treta mbi transferim futbollistësh gjatë epokës së pronësisë së Roman Abramovich.
Akuzat mbulojnë sjellje të pahijshme që dyshohet se kanë ndodhur midis viteve 2009 dhe 2022, kryesisht midis sezoneve 2010-11 dhe 2015-16. Chelsea ka afat deri më 19 shtator 2025 për t'iu përgjigjur këtyre akuzave.
Klubi ka deklaruar angazhimin e tyre për të punuar me FA për të zgjidhur çështjen sa më shpejt të jetë e mundur, duke theksuar “transparencën e paparë” gjatë gjithë procesit. Akuzat mund të çojnë në sanksione, megjithëse ekziston bindja se vetë-raportimi do të merret parasysh, duke çuar potencialisht në një gjobë financiare në vend të një zbritjeje pikësh.
Komente
